Ju duhet të shfrytëzoni këtë formë nëse në Faturën e tatimit në pronë gjeni ndonjë prej sa vijon:
- Tatimpaguesi përgjegjës është i pasaktë.
- Lirimi nga tatimi në pronë sipas nenit 10 të Ligjit të Tatimit në Pronë nuk është implementuar.
- Vlera e tatimueshme është e pasaktë.
- Norma tatimore është e pasaktë.
- Gjobat në përputhje me nenin 35: 2-5 të Ligjit të Tatimit në pronë janë imponuar gabimisht.
- Gabime tjera në regjistrin e tatimit në pronë, në të cilën është bazuar Fatura e Tatimit në Pronë.
- Fatura e Tatimit në Pronë është në kundërshtim me dispozita tjera të Ligjit të Tatimit në Pronë apo Udhëzimet administrative.
Sigurohuni që ankesat tuaja të dorëzohen me kohë!