Faktorët e vlerës janë tipare të një prone të cilët ndikojnë në vlerën e vlerësuar të pronës.
Ju lutemi ta keni parasyshë që karakteristikat e regjistruara në regjistrin e tatimit në pronë më 30 Nëntor të vitit të vlerësimit, ndikojnë në vlerën e vlerësuar të pronës suaj. Ҫdo ndryshim i cili ndodh pas datës 30 Nëntor nuk do të merret parasysh për vitin e ardhshëm tatimor.
Ju lutemi vini re që ju duhet të raportoni të gjitha ndryshimet në shfrytëzimin e pronës suaj. E njëjta vlen edhe për zgjerimet që mund të ndikojnë vlerën më shumë se 5,000 €.
Janë marrë parasysh faktorët e vlerës në vijim:
- Shfrytëzimi
- Lokacioni
- Madhësia
- Gjëndja (vetëm për objekte)
- Përfunduar/Papërfunduar
Shfrytëzimi
Vlera e tregut e një prone ndikohet nga ajo se si shfrytëzohet. Kur është përcaktuar vlera e vlerësuar, kjo merret parasysh duke klasifikuar të gjitha pronat në kategori vlere të ndryshme. Në vlerësim, zonat e vlerës dhe nivelet e vlerës përcaktohen për secilën kategori- këto kategori të vlerës vlerësohen ndarazi.
Lokacioni
Lokacioni merret parasysh duke ndarë secilën komunë në zona të vlerës të ndryshme bazuar në atë se si vlera e tregut dallon varësisht nga ajo se ku gjendet prona. Për secilën zonë të vlerës përcaktohet një vlerë për metër katror. Kjo quhet nivel i vlerës.
Madhësia
Madhësia e një prone ka ndikim të drejtpërdrejt në vlerën e vlerësuar. Sipërfaqja e pronës (m2) shumëzohet me nivelin e vlerës.
Gjëndja
Faktori i vlerës gjëndje aplikohet vetëm për objekte (ndërtesa). Gjëndja merret parasysh duke përcaktuar një standard të gjëndjes për secilin objekt. Secili standard ka një koeficient të gjëndjes.
Përfunduar/Papërfunduar
Nëse një objekt është përfunduar apo jo, gjithashtu ndikon në vlerën e vlerësuar. Një objekt konsiderohet i papërfunduar kur punët përfundimtare nuk kanë filluar.
Sa i përket objekteve të papërfunduara, vlera e vlerësuar është 40% e asaj që do të ishte nëse do të ishte i përfunduar. Kjo merret parasysh duke aplikuar një koeficient për objekte të përfunduara.
Koeficienti i përfundimit mund të jetë ose 1 ose 0.4.
- Koeficienti është 1 kur objekti është i përfunduar.
- Koeficienti është 0.4 kur është i papërfunduar
Formulat
Të gjithë faktorët e vlerës ndikojnë në vlerën e vlerësuar. Disa reflektohen në nivele të vlerës (shfrytëzimi dhe lokacioni), të tjerët merren parasysh përmes koeficientëve (gjëndja dhe përfunduar/papërfunduar). Sipërfaqja (madhësia) është baza në formulë për vlerën e vlerësuar.
Formulat për vlerën e vlerësuar dallojnë për parcela dhe objekte
Vlera e vlerësuar për parcela= Sipërfaqja (m2) * Niveli i vlerës (€ për m2) Vlera e vlerësuar për objekte= Sipërfaqja (m2) * Niveli i vlerës (€ për m 2) * Koeficienti i gjëndjes* Koeficienti për objekt të përfunduar.