Vlera e vlerësuar është baza për tatimin në pronë. Ajo përcktohet në intervale të rregullta. Ju mund ta shihni atë në certifikatën tuaj të vlerës së vlerësuar apo në shërbimet tona elektronike.
Gjatë përcaktimit të tatimit në pronë për një pronë, baza për këtë është vlera e vlerësuar. 1
Kjo vlerë normalisht përcaktohet përmes një vlerësimi në masë gjithëkombëtar.
Nga viti 2018, të gjitha parcelat dhe objektet do të vlerësohen në intervale të rregullta, kryesisht përmes vlerësimit në masë dhe metodës së krahasimit të shitblerjeve.
Për pronat e vlerësuara nga viti 2018, Departamenti i Tatimit në Pronë do të nxjerr një certifikatë të vlerës së vlerësuar secilën herë kur prona juaj vlerësohet (normalisht çdo tre vjet). Ju mund të lexoni më shumë rreth asaj se si është përcaktuar vlera e vlerësuar në Raportet e Vlerësimit të Përgjithshëm. Ju gjithashtu mund të shihni vlerat e vlerësuara, zonat e vlerës dhe nivelet e vlerës në shërbimet elektronike.
Kategoritë në vijim janë vlerësuar nga viti 2018:
2018 | Të gjitha parcelat në të gjitha kategoritë e pronës objektet bujqësore |
2019 | Parcelat dhe objektet rezidenciale |
2020 | Parcela dhe objekte industriale dhe komerciale |
2021 | Pronat bujqësore dhe pyjore |
¹ Baza për tatimin e vlerësuar është vlera e tatueshme, e cila është vlera e vlerësuar pas zbritjeve të mundshme.
Tatimi i vlerësuar = Vlera e tatueshme * norma tatimore
Vlera e tatueshme= Vlera e vlerësuar – zbritja e aplikueshme