Vlera e vlerësuar duhet të reflektoj vlerën e tregut. Ekzistojnë metoda të ndryshme të njohura ndërkombëtarisht për të arritur këtë.
Ekzistojnë dy procese të ndryshme të vlerësimit:
- Vlerësimi në masë
- Vlerësimi i veçuar
Ekzistojnë 3 metoda të ndryshme të vlerësimit të pronave:
- Metoda e shitblerjeve krahasuese
- Metoda e të hyrave
- Metoda e kostos
Vlerësimi në masë dhe vlerësimi i veçuar
Në shumicën e rasteve përdoret vlerësimi në masë. Vlerësimi i veçuar përdoret vetëm në raste të veçuara, për shembull për objekte komplekse industriale, ku tregu është shumë i kufizuar. Për vlerësimin e parë të të gjitha parcelave në Kosovë (i kryer më 2018) është përdorur vetëm vlerësimi në masë.

Në vlerësim në masë, metoda e përdorur është zakonisht metoda e shitblerjeve krahasuese.
Metodat e vlerësimit
Ekzistojnë tri metoda të ndryshme të vlerësimit të pronave:
- Metoda e shitblerjeve krahasuese
- Metoda e të hyrave
- Metoda e kostos
Metoda më së shumti e përdorur është metoda e shitblerjeve krahasuese. Ajo përdoret kur ka informata të mjaftueshme të tregut në dispozicion. Kur ka mungesë të informatave të tregut, përdoret një prej metodave tjera për të kryer vlerësimin.
Metoda e shitblerjeve krahasuese
Në metodën e shitblerjeve krahasuese, vlera e tregut përllogaritet bazuar në çmimin në të cilin pronat e ngjashme në zonë janë shitur.
Metoda e të hyrave
Metoda e të hyrave mund të përdoret nëse ka informata të mjaftueshme rreth të hyrave të cilat një pronë i gjeneron. Kjo metodë kryesisht përdoret për prona të cilat jepen me qira, si zyre dhe dyqane etj. Metoda e të hyrave mund të përdoret si në vlerësim të veçuar ashtu edhe në vlerësim në masë.
Në metodën e të hyrave, kapitalizohen të hyrat neto nga prona.
Metoda e kostos
Metoda e kostos përdoret për industri dhe prona tjera me qëllime të veçanta ku tregu është shumë i kufizuar. Metoda e kostos përdoret vetëm në vlerësim të veçuar.
Në metodën e kostos, vlera e një objekti përcaktohet bazuar në koston për ndërtim të një objekti ekuivalent. Përkeqësimi fizik dhe amortizimi funksional gjithashtu merren parasysh.
Metodologjia e vlerësimit e përdorur në Kosovë është përshkruar në Udhëzimin administrativ mbi Metodologjinë e Vlerësimit.