Raportet e vlerësimit të përgjithshëm

Pas një vlerësimi të përgjithshëm, Departamenti i Tatimit në Pronë nxjerr një raport vlerësimi për secilën komunë. Ky është një raport zyrtar i cili tregon zonat e vlerës dhe nivelet e vlerës të vendosura për secilën kategori të vlerës.

Një zonë e vlerës përfaqëson një treg lokal të pronës me karakteristika të ccaktuara për një kategori të caktuar të vlerës. Në këtë mënyrë, ju mund të shihni dallimet në tregjet lokale të pronës.

Duke krahasuar nivelet e vlerës dhe zonat e vlerës nga vlerësime të ndryshme, është e mundur të shihet se si zhvillohet tregu lokal i pronës përgjatë kohës për një kategori të caktuar të vlerës.

Megjithatë, mbani mend që jo vetëm nivelet e vlerës do të ndryshojnë – edhe zonat e vlerës mund të ndryshojnë gjeografikisht përgjatë kohës.

Secila kategori e vlerës i përket një kategorie specifike të pronës. Vlerësimi bëhet për të gjitha kategoritë e vlerës në një kategori të pronës në të njëjtën kohë, duke përcjellë një skemë rrotulluese. Ju do të gjeni raportet e vlerësimit të përgjithshëm për kategori të ndryshme sipas asaj në vijim:

2018Parcelat në të gjitha kategoritë e pronës
Objektet bujqësore
2019Parcelat dhe objektet rezidenciale
2019
2018