Tatimi për t’u paguar është më i ulët se Totali i tatimit të vlerësuar

Nëse shuma e “Tatimit për t’u paguar” është më e ulët se “Totali i tatimit të vlerësuar”, arsyeja për këtë mund të jetë që ju keni ndonjë parapagim nga vitet e mëhershme.

Nëse vlen si në vijim, ju duhet gjithmonë të kontaktoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë për të marrë informata se sa duhet të paguani dhe kur:

  1. Fatura shtypet para datës për pagesë për këstin e parë
  2. Shuma e “Tatimit për t’u paguar” është më e ulët se “Totali i tatimit të vlerësuar”.
  3. Ju keni më shumë se një pronë.
  4. Parapagimi është bërë para datës 1 Janar 2019 apo ju nuk e dini nëse parapagimi ka ndodhur para kësaj date.

Zyra juaj komunale e tatimit në pronë mund të ju ndihmoj që të gjeni saktësisht se sa duhet të paguani për të shmangur interesin dhe gjobat mbi ndonjë prej pronave tuaja.

Një parapagim i bërë para datës 1 Janar 2019 për një prej pronave nuk shpërndahet automatikisht tek pronat e tjera. Ju mund të kërkoni për një rishpërndarje të tillë në zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë.

Shembull: Dallimi mes totalit të tatimit të vlerësuar dhe tatimit për t’u paguar

Egzona e ka marrë faturën e saj. Pasiqë ekziston dallim mes shumës së totalit për t’u paguar dhe shumës së dy kësteve, ajo nuk është e sigurt se sa duhet të paguaj dhe kur.

Egzona ka 4 prona të ndryshme:

  1. Në këtë rast, fatura është shtypur më 9 Mars (A), d.m.th. para datës për pagesë të këstit të parë më 30 Prill (B).
  2. “Tatimi për t’u paguar”, 200.00 € (D) është më i ulët se “Totali i tatimit të vlerësuar” 270.00 € (C).
  3. Arsyeja për këtë dallim zakonisht është një parapagim (në këtë rast specifik) një parapagesë prej 70.00 €.
  4. Nëse parapagesa është bërë para vitit 2019 dhe Egzona ka më shumë se një pronë, ajo duhet të kontaktoj zyrën e saj komunale të tatimit në pronë për të gjetur shumat e sakta që duhet t’i paguaj për të shmangur gjobat dhe interesin në të gjitha pronat e saj.
  5. Nëse Egzona nuk e di nëse parapagimi është bërë para vitit 2019 – ajo prapë duhet të kontaktoj komunën e saj.