Parapagimi më i lartë se tatimi total i vlerësuar

Nëse keni një shumë në këtë fushë dhe vlen me sa vijon, ne rekomandojmë që të kontaktoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë:

  • Ju keni një shumë në fushën ”parapagim”.
  • Ju keni më shumë se një pronë.
  • Parapagimi është bërë para datës 1 Janar 2019 apo ju nuk e dini nëse parapagimi ka ndodhur para kësaj date.

Zyra juaj komunale e tatimit në pronë mund të ju ndihmoj që të gjeni saktë se sa duhet të paguani për të shmangur interesin dhe gjobat në ndonjë prej pronave tuaja.

Një parapagim i bërë para datës 1 Janar 2019 për një prej pronave nuk shpërndahet automatikisht tek pronat e tjera. Ju mund të kërkoni për një rishpërndarje të tillë në zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë.