Parcelat e kultivuara bujqësore

Në përputhje me ligjin, parcelat e kultivuara bujqësore do të lirohen nga tatimi në pronë.

Për të implementuar këtë lirim, ligji kërkon nxjerrjen e një akti nënligjor i cili do të përdoret për të identifikuar parcelat e kultivuara bujqësore.

Pasiqë akti nënligjor nuk është nxjerrë me kohë, Ministria e Financave ka vendosur të mos imponoj tatim në pronë mbi parcelat bujqësore më 2019 dhe 2020.

Referenca ligjore: Neni 10 i Ligjit No. 06/L-005 për Tatimin Mbi Pronë të Paluajtshme.