Klasifikimi i parë i parcelave

Të gjitha parcelat janë klasifikuar në një prej 16 kategorive të vlerës.

Klasifikimi i parë është bërë nga Ministria e Financave, Departamenti i Tatimit në Pronë sipas asaj në vijim:

  • Baza ka qenë shfrytëzimi i fundit zyrtar i disponueshëm sipas AKK.
  • Në rastet e zbuluara ku shfrytëzimi zyrtar i AKK qartësisht nuk është në përputhje me shfrytëzimin aktual, klasifikimi është bërë sipas shfrytëzimit të njohur aktual.
  • Për parcela me objekte, i njëjti shfrytëzim sikur për objektin është aplikuar edhe për parcelën.

Nëse klasifikimi i pronës tuaj nuk korrespondon me atë se si në realitet shfrytëzohet prona juaj, ju lutemi kontaktoni komunën tuaj për të bërë korrigjimet. Lexoni më shumë rreth ankesave dhe kërkesës për korrigjime këtu.