Formë: Ankesë ndaj Faturës së Tatimit në Pronë

Ju duhet të shfrytëzoni këtë formë nëse në Faturën e tatimit në pronë gjeni ndonjë prej sa vijon:

  • Tatimpaguesi përgjegjës është i pasaktë.
  • Lirimi nga tatimi në pronë sipas nenit 10 të Ligjit të Tatimit në Pronë nuk është implementuar.
  • Vlera e tatimueshme është e pasaktë.
  • Norma tatimore është e pasaktë.
  • Gjobat në përputhje me nenin 35: 2-5 të Ligjit të Tatimit në pronë janë imponuar gabimisht.
  • Gabime tjera në regjistrin e tatimit në pronë, në të cilën është bazuar Fatura e Tatimit në Pronë.
  • Fatura e Tatimit në Pronë është në kundërshtim me dispozita tjera të Ligjit të Tatimit në Pronë apo Udhëzimet administrative.

Sigurohuni që ankesat tuaja të dorëzohen me kohë!

Copy link
Powered by Social Snap