Formë: Ankesë ndaj Çertifikatës së Vlerës së Vlerësuar

Ju duhet të shfrytëzoni këtë formë nëse në Çertifikatën e vlerës së vlerësuar keni gjetur ndonjë prej sa vijon:

  • Kategoria e vlerës së objektit apo parcelës është e pasaktë
  • Zona e vlerës është e pasaktë
  • Sipërfaqja (m2) është e pasaktë
  • Standardi i gjendjes së një objekti është i pasaktë
  • Gabime tjera në regjistrin e tatimit në pronë, në të cilin është bazuar Çertifikata.
  • Çertifikata e vlerës së vlerësuar është në kundërshtim me dispozita tjera të Ligjit të Tatimit në Pronë apo Udhëzimet Administrative.

Sigurohuni që ankesat tuaja të dorëzohen me kohë!