Rreth nesh

DEPARTAMENTI I TATIMIT NË PRONË

Misioni

Departamenti i Tatimit në Pronë (DTP) ofron udhëzime komunave për të siguruar se tatimi në pronë ofron një burim të ardhurash me rritje të vazhdueshme dhe në të cilin llogaritet si pjesë e buxheteve komunale. Departamenti ofron një mbikëqyrje për zyrat komunale të tatimit në pronë me qëllim të sigurimit se tatimi në pronë administrohet në pajtim me ligjin dhe që komunat të mbeten të certifikuara për të mbledhur tatimin. Analizat e bëra me kohë të kontratave të shitblerjeve, vlerësimet dhe mbledhja e të dhënave nga ana e Departamentit/Ministrisë, do të ndihmojnë komunat në administrimin efikas të tatimit në pronë.

Vizioni

Departamenti i tatimit në pronë i përkrah zyrat komunale të tatimit në pronë, duke monitoruar administrimin e tatimit në pronë me praktikat më të mira. DTP punon për të siguruar standardet unifikuara të vlerësimit për mbarë Kosovën. Departamenti i ndihmon komunat në përpjekjet e tyre për arkëtim dhe për shqyrtimin e ankesave të tatimpaguesve dhe iu ofron analiza për të informuar vendim-marrësit.

Roli dhe detyrat

Departamenti i tatimit në pronë është përgjegjëse për :

  • Inspektimi vjetor i komunave për tu siguruar se tatimi në pronë administrohet në pajtim me ligjin dhe se komunat mbeten të certifikuara për të mbledhur tatimin.
  • Analizat me kohë të kontratave të shitblerjeve, vlerësimet, dhe mbledhja e të dhënave nga ana e Ministrisë që të ndihmohen komunat në administrimin efikas të tatimit në pronë.
  • Përkrahja e komunave duke monitoruar administrimin e tatimit në prone me praktikat më të mira.
  • Ofrimi dhe sigurimi i standardeve unifikuara të vlerësimit për mbarë Kosovën.
  • Ofrimi i ndihmës për komunat në përpjekjet e tyre të inkasimit dhe ankesave dhe ofrimi i analizave për të informuar vendim-marrësit.
  • Implementimi i sistemit të ri për menaxhimin e administrimit të tatimit në pronë
  • Ofrimi i këshillave, sugjerimeve dhe rekomandimeve komunave për ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme.
  • Përkrahja, aktivitetet dhe përgatitja e komunave të reja për certifikimin e tyre për tatimin në pronë.
  • Zhvillimi i softuerit të tatimit në pronë dhe mirëmbajtjen e saj
  • Vendosja në sistem i normave dhe çmimeve tatimore, në secilin vit
  • Kalkulimi masiv i faturave, përgatitja e tyre për prodhim
  • Dhënia dhe Aprovimet e qasjes në sistem
  • Auditimi i bazës së të dhënave komunale
  • Trajnimi dhe aftësimi i zyrtarëve komunal
  • Regjistrimi i pagesave në sistem, në formë elektronike

Zyrat komunale të tatimit në pronë

Të gjitha komunat që kanë tatim në pronë, duhet të kenë Zyrën Komunale të Tatimit në Pronë. Kjo zyrë është në shërbim të taksapaguesve.

MINISTRIA E FINANCAVE – DEPARTAMENTI I TATIMIT NË PRONË

Departamenti i Tatimit në Pronë është pjesë e Ministrisë së Financave në Kosovë. DTP udhëzon, mbështet dhe trajnon komunat se si të mbledhin tatimin në pronë në mënyrë të saktë dhe të unifikuar.

Ai gjithashtu furnizon softuerin e sistemit të tatimit në pronë. Një përgjegjësi tjetër është kryerja e vlerësimeve të pronave në Kosovë.

Mbështetja siguron që tatimi në pronë të mbetet një burim vital i të hyrave për komunat. Të hyrat shfrytëzohen për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve.

Ministria e Financave, Departamenti i Tatimit në Pronë ka përgjegjësitë në vijim:

Tatimi në pronë:

  • Zhvillimi, operimi dhe mirëmbajtja e programit softuer për tatimin në pronë
  • Llogaritja e tatimeve në baza vjetore dhe përgatitja e faturave. Komunat pastaj bëjnë shpërndarjen e faturave
  • Publikimi i informatave në lidhje me tatimin në pronë
  • Inspektimi dhe kontrolli i performancës së komunave
  • Mbledhja e detyruar e borxheve të papaguara të tatimit në pronë, në ato raste kur Komunat nuk veprojnë brenda afatit ligjor.
  • Ndihmon dhe mbështet komunat në interpretim të ligjit, trajton ankesat ndaj vendimeve të Komunave dhe certifikatave të vlerës së vlerësuar, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me tatimin në pronë

Vlerësimi në masë:

  • Bën vlerësimet në masë dhe nxjerr certifikatat e vlerës së vlerësuar
  • Zhvillon modelet e vlerësimit
  • Mbledh dhe analizon shitblerjet, statistikat dhe informatat tjera që janë të nevojshme për përcaktimin e vlerave të tregut
  • Trajton ankesat në lidhje me certifikatat e vlerës së vlerësuar

KOMUNAT

Komunat bëjnë tatimimin e pronave brenda territoreve të tyre. Kjo përfshin vendimet për normat lokale tatimore dhe regjistrimin, klasifikimin dhe inspektimin e pronave, si dhe përcaktimin se kush është tatimpagues përgjegjës.

Kur llogaritet tatimi, komunat nxjerrin dhe shpërndajnë faturat. Ato gjithashtu trajtojnë kërkesat dhe ankesat nga tatimpaguesit.

Tatimi në pronë përbën rreth një të tretën e të hyrave vetanake të komunave, duke e bërë atë një kontribues të rëndësishëm në investimet në arsim, rrugë, rekreacion etj.

Komunat kanë përgjegjësitë në vijim:

  • Regjistrimi dhe menaxhimi i të dhënave të tatimit në pronë
  • Klasifikimi i pronave
  • Inspektimi i pronave
  • Përcaktimi se kush është tatimpagues përgjegjës
  • Bashkëpunimi me Ministrinë e Financave për vlerësimin e pronave
  • Nxjerrja e faturave tatimore
  • Mbledhja e tatimeve, duke përfshirë mbledhjen e detyruar nëse është e nevojshme
  • Shqyrtimi dhe vendimet mbi kërkesat për shtyrje të pagesës së detyrimeve tatimore
  • Shqyrtimi dhe menaxhimi i ankesave
  • Rimbursimi i tatimpaguesit apo debitorit nëse është e nevojshme
  • Vendimi për, dhe lëshimi i gjobave nëse është e nevojshme