Lajmërim me rëndësi rreth E-Faturës!

Ju njoftojmë se shërbimi i E-Faturës do të bartet në platformën kombëtare E-Kosova, e cila do të shërbej si platformë gjithpërfshirëse e shërbimeve shtetërore të qasshme online. Bartja e E-Faturës në platformën E-Kosova do të mundësojë siguri të plotë të informative tuaja, si dhe do të mundësoj funksionim e rregullt të shërbimit.

Ky proces mund të marr kohë deri në një javë, dhe deri atëherë, shërbimi i E-Faturës nuk do të jetë i qasshëm.  Ju lutem ta keni parasysh që ky shërbim është i mundshëm vetëm pasi që të regjistroheni me numër personal në platformën E-Kosova.

Për më shumë informata rreth regjistrimit, klikoni këtu.

Copy link
Powered by Social Snap