Mesazh nga Zyra e Informimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve:
Tatimi në Pronë
Të nderuar qytetarë,
Duke pasur parasyshe gjendjen e rëndë të krijuar me paraqitjen COVID-19, në fillim të muajit Maj, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim lehtësues për pagesën e faturave të Tatimit në Pronë.
Me këtë vendim të Qeverisë pezullohet llogaritja e gjobave dhe kamatvonesave deri m 31 dhjetor 2020.