Çfarë përfitoni nga pagesa e tatimit në pronë

Të hyrat nga tatimi në pronë janë shumë të rëndësishme për komunën tuaj. Ato shfrytëzohen për të përmirësuar jetën e përditshme për ju, familjen tuaj dhe komunitetin tuaj.

Tatimi në pronë është një taksë komunale. Kjo domethënë që të hyrat nga tatimi në pronë shkojnë në buxhetin komunal. Kjo është një e hyrë e rëndësishme për komunën tuaj.

Të hyrat nga tatimi në pronë shfrytëzohen për rrugë, ndriqim publik, shkolla, qerdhe, spitale, ujë të pastër, kanalizim, menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave etj. Ju mund të shihni më shumë se si i ka investuar komuna juaj të hyrat nga tatimi në pronë në Komuna Juaj.