Shtyerja e datave

Për vitin 2019, data e fundit për ankesë është 31 Maj dhe datat për pagesë janë 28 Qershor dhe 30 Shtator.

Lëshimi i faturave të tatimit në pronë për vitin 2019 është vonuar. Për t’u dhënë tatimpaguesve kohë të arsyeshme për ankesa dhe pagesë të këstit të parë, afatet janë shtyrë.

Data e fundit për ankesë më 2019 – 31 Maj Data për pagesë të këstit të parë për 2019 – 28 Qershor Data për pagesë të këstit të dytë – 30 Shtator

Arsyeja për vonesën e faturave të tatimit në pronë, është që këtë vit është implementuar një reformë madhore në lidhje me tatimin në pronë. Reformat kanë sjellë shumë vështirësi teknike dhe të natyrave të tjera, të cilat kanë shpier në vonesë. Ne shprehim keqardhje për çdo shqetësim të shkaktuar.

Kur të merrni faturën tuaj – ju lutemi kontrolloni që gjithçka është e saktë.

Ju mund të lexoni më shumë për të rejat në lidhje me tatimin në pronë nga viti 2019 këtu.