Pse implementohet tatimi në tokë

Tatimi në tokë implementohet me synimin e forcimit të komunave. Të hyrat nga tatimi në tokë shfrytëzohen për të investuar në komunitetin tuaj.

Tatimi në tokë implementohet me synimin e forcimit të komunave me rritjen e të hyrave të tyre vetanake. Kjo do ta bëjë të mundur për komunën tuaj që të bëjë më shumë përmirësime për jetën e përditshme për ju, familjen tuaj dhe komunitetin tuaj.

Për të parë se si i shfrytëzon komuna të hyrat nga tatimi në pronë shihni Komuna Juaj.