Nga Janari 2019 zbatohen rregullore të reja sa i përket tatimit në pronë. Këto janë lajmet më të rëndësishme dhe disa gjëra që mund të duhet t’i bëni.
- Datat e reja të pagesës për tatim në pronë: 30 Prill dhe 30 Shtator sipas ligjit. Megjithatë, datat për vitin 2019 janë 28 Qershor dhe 30 Shtator.
- Tatimi në tokë është implementuar më 2019 për parcela në kategoritë e pronës pyjore, rezidenciale, komerciale dhe industriale. Për parcela bujqësore implementimi është shtyrë.
- Të gjitha parcelat, në të gjitha kategoritë e pronës kanë një vlerë zyrtare të vlerësuar. Të gjitha objektet bujqësore kanë një vlerë zyrtare të vlerësuar. Objektet tjera do të vlerësohen viteve në vijim.
- Ju do të merrni një Çertifikatë të vlerës së vlerësuar për parcelat e juaja (përveç bujqësore) dhe objektet bujqësore me Faturën tuaj të tatimit në pronë.
- Vlera zyrtare e vlerësuar është vlerë e bazuar në treg.
- Një zbritje e përgjithshme zbatohet për parcelat. Ajo zbritet nga vlera e vlerësuar në mënyrë që tatimi në tokë të implementohet gradualisht.
- Toka e kultivuar ëahtë përjashtuar nga tatimi në pronë. Kjo do të zbatohet kur tatimi në tokë të implementohet edhe për parcela bujqësore.
- Zbritja për banim parësor është rritur nga 10,000 në 15,000 €. Ju mund të keni vetëm një banim parësor.
- Nga viti 2020, ju duhet të regjistroni numrin tuaj personal në regjistrin e tatimit në pronë për të përfituar nga zbritja për banim parësor.
Ju duhet të:
- Kërkoni korrigjime nëse gjeni ndonjë gjë gabim sa i përket informatave të regjistruara për ju apo pronën tuaj.
- Regjistroni numrin tuaj personal në regjistrin e tatimit në pronë për të pasur përfitime.
- Sigurohuni që të merrni një Faturë dhe një Çertifikatë për të gjitha pronat që i zotëroni apo posedoni. Nëse nuk keni pranuar një faturë për të gjitha parcelat dhe objektet tuaja deri më 1 mars ju lutemi shkoni në zyrën tuaj komunale apo në e-shërbime për të marrë faturën.