<< Kthehu prapa

Vlerësimi i tatimit në pronë Vlerësimi i tatimi në pronë bëhet çdo vit.

Tatimi i vlerësuar Tatimi që ju duhet ta paguani çdo vit, të tatimit të vlerësuar, përcaktohet duke shumëzuar vlerën e pronës tuaj me normën tatimore.

Shembull:
Assessed Tax =
Taxable Value * Tax Rate

Vlera e pronës që tatohet Vlera e pronës që tatohet është vlera e llogaritur e një prone të caktuar pasi që është bërë zbritja për banim primar, në raste ku kjo zbritje është e mundshme.

Nese aty nuk kemi zbritja për banim primar, atehere vlera e prones qe tatohet do te jete e njejte me vleren e llogaritur.

Shembull:
Taxable Value =
Appraised Value - Principal Residence Deduction

Vlera e llogaritur Vlera e përdorur çdo vit, kur të llogaritet tatimi është vlera e pronës që është llogaritur me 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Vlerësimi i pronës bëhet çdo tri deri në pesë vite.

Vlera e llogaritur për tatimi në pronë është ndikuar nga këta faktorë:
• Metrat katrorë të objektit
• Kategoria e objektit
• Zona e vlerësimit
• Cilësia (pasi të përfundoj anketimit)

Vlerat Më poshtë i keni të paraqitura kategoritë e pronave më të theksuara. Nën çdo kategori të pronës ju mund të shihni kategori të vlera të ndryshme.

Residenciale
a) Shtëpi
b) Banesë
c) Parking/Garazhë
d) E papërfunduar

Komerciale
a) Dyqan
b) Zyrë
c) Hotel
d) Restorant
e) Pishinë
f) Fushë Sportive e hapur
g) Fushë Sportive e mbyllur
h) Fushë Sportive
i) Pishinë dhe Fushë Sportive

Industriale
a) Punishte
b) Fabrikë
c) Depo/Magazinë

Bujqësore
a) Bujqësore
b) Hurdhat e peshqve

E braktisur
a) E braktisur

E banuar
a) Për banim/Jo Primare

E papërfunduar



Kategoria e vlerësimit Të gjitha ndërtesat janë kategorizuar në dy kategori të ndryshme:
• Kategoria e pronës
• Kategoria e vlerësimit (përdorimi primar)

Kategoria e pronës e përcakton se cila normë tatimore duhet të aplikohet. Këtu mund të lexosh më shumë për kategoritë e pronës.Nën çdo kategori të pronës ka disa kategori të vlerësimit.

Kategoria e vlerësimit përcakton vlerën për metër katror të një prone të cilësisë normale, në një zonë të veçantë të vlerësimit. Kategori të ndryshme vlerësimit e kanë vlera të ndryshme metër katror. Për ti parë kategoritë e ndryshme të vlerësimit - klikoni këtu

Vlera për metër katror është vendosur nga Komisioni Komunal i Vlerësimit. Për të parë vlerat për metër katror për vitet 2001 - 2015


Zonat e vlerësimit Të gjitha komunat territorin e tyre e kanë të ndarë në disa zona vlersimi. Këto zona pasqyrojnë diferencën në vlerë që aplikohet për objekte të njëjta varësisht ku ndodhen me lokacion. Zakonisht vlera ngritet në rast se objekti ndoshet më afët qendrës së qytetit.

Nëse dëshironi t’i shihni dallimet e tatimit nëpër zonat e vlerësimit në komunën tuaj, ju lutem vizitoni zyrën e tatimit në prone pranë komunës suaj.


Zbritja për objektet e banimit Nëse jetoni në shtëpinë tuaj, këtë shtëpi mund ta paraqisni si një vendbanim kryesor.
Secili person gëzon të drejtën për zbritje prej 10.000 eurosh nga shuma e përgjithshme e vlerës tatimore në rast se prona të cilën regjistrohet si objekt banimi.


Shembull:
Assumptions:
 

Appraised value
30,000.00 Euro

Principal Residence?
Yes, the owner lives in his house.

Applicable Tax Rate:
0.15%


Calculation:
 

Taxable Value
20,000.00 Euro (30,000.00 - 10,000.00)

Property Tax to Pay
30 Euro (20,000.00 x 0.15%)


Norma tatimore Norma tatimore ndryshon nga komuna në komunë. Kuvendi komunal mund të caktoj një normë tatimore në baza vjetore. Normat mund të variojnë nga 0.15% deri në 1%.

Normat tatimore ndryshojnë varësisht nga kategoria.
Kliko më poshtë për ti parë normat tatimore në fuqi


Kategoria Varësisht prej destinimit të pronës, objektet janë ndarë në shtatë kategori të ndryshme.

  • Prona rezidenciale
  • Prona për qëllim banimi
  • Prona komerciale
  • Prona industriale
  • Prona bujqësore
  • Prona e patundshme e braktisur dhe strukturat e pabanuara
  • Pronë e papërfunduar

  • Për më shumë informata në kategoritë e ndryshme, ju lutem klikoni këtu.



    Kategoritë e pronave Varësisht prej destinimit të pronës, objektet janë ndarë në gjashtë kategori të ndryshme.

    Prona rezidenciale
    Prona rezidenciale është pronë e patundshme që shërben për nevoja elementare banimi. Këtu përfshihen shtëpitë, banesat dhe struktura të ngjashme.

    Prona për qëllim banimi
    Prona për qëllim banimi është pronë që shfrytëzohet për nevoja banimi të njerëzve. Kjo përfshinë tokë, garazha, hapësira parkimi dhe struktura të ngjashme jo-komerciale.

    Prona komerciale
    Të gjitha pronat që përdoren për biznese të të gjitha llojeve kosniderohen prona komerciale. Për shembull prona e shfrytëzuar për tregti, shitje me pakicë, shërbime të ndryshme, rekreacion, ose aktivitete artistike apo sportive. Prona e shfrytëzuar për qëllime arsimore ose mjekësore gjithashtu konsiderohet pronë komerciale.

    Prona industriale
    Pronë industriale është ajo pronë e cila shfrytëzohet për produkte artikujsh, për prodhim, përpunim ose deponim të mallrave, duke përfshirë fabrikat, depotë, punëtoritë dhe objektet e tjera të ngjashme;

    Prona bujqësore
    E gjithë toka dhe objektet që përdoren për qëllime bujqësore kosniderohet pronë bujqësore.

    Prona e patundshme e braktisur dhe strukturat e pabanuara

    Prona e papërfunduar
    Është prona e paluajtshme, për të cilat ndërtimi i vrazhdë është i përfunduar, por nuk është e gatshme për përdorim.