<< Kthehu prapa

Regjistrimi i Pronave Të gjitha pronat në Kosovë duhet të regjistrohet në bazën e të dhënave të Tatimi në Pronë.

Kush duhet të regjistroj pronën?

• Si pronar i një prone ju jeni përgjegjës për regjistrimin e pronës në bazën e të dhënave të tatimit në pronë.
• Edhe nëse nuk jeni pronar i pronës ju jeni përgjegjës për të regjistruar atë në qoftë se ju e përdorni apo e keni zënë pronën.

Kur duhet ta regjistroj pronën time?

Ju duhet ta regjistroni pronën tuaj sa më shpejtë, në qoftë se keni filluar ta ndërtoni. Deri sa të përfundoj ndërtimi, ajo do të jetë i regjistruar si pronë e papërfunduar. Kur objekti të përfundoj, ju jeni të detyruar ta raportoni në zyrën e tatimit në pronë, në mënyrë që ata ta regjistrojnë atë në kategorinë e duhur. (Për më shumë informata mbi kategoritë - kliko këtu)

Nëse keni zgjeruar apo keni bërë përmirësime në objektin tuaj, ju duhet ta regjistroni këtë.

A duhet të raportoj ndryshimet në pronën time?

Nëse keni zgjeruar ose keni bërë përmirësime në objekt, ju duhet ti paraqitni dhe ti regjistroni ato. Edhe ndryshimet në përdorimin e pronës duhet të regjistrohen në bazën e të dhënave të Tatimit në Pronë.


Si ta regjistroj pronën time?

Për ta regjistruar pronën tuaj, duhet ta vizitoni zyrën komunale të tatimit në pronës për t’i informuar ata në lidhje me pronën. Pas kësaj, anketuesit nga zyra e tatimit në pronë do të vizitojë pronën tuaj për të shenuar informatat e nevojshme në lidhje me pronën tuaj.

Gjithashtu, kur të bëni ndryshime në pronën tuaj apo përdorimin e pronës, për këtë ju duhet ta informoni zyrën komunale të tatimit në pronë.