<< Kthehu prapa

Pagesa e tatimit në pronë Çdo vit bëhet vlerësimi i Tatimi në pronë. Më së voni deri më 31 Mars ju duhet të merrni faturën tuaj të tatimit në pronë.

Fatura shpjegohet këtu më tutje.

Shuma për tu paguar Fatura tregon tatimin total të vlerësuar për vitin aktual. Nëse keni borxhe nga vitet e mëhershme kjo gjithashtu tregohet në faturë.
Tatimi i vlerësuar për këtë vit është i ndarë në dy këste, me dy data të ndryshme të pagesës.


Datat e pagesës Pagesa duhet të bëhet më së voni deri më:
• 30 Qershor për këstin e parë
• 31 Dhjetor për këstin e dytë

Nëse keni borxhe nga vitet e mëhershme ju këshillojmë të paguani këtë shumë sa më shpejtë që është e mundur për të shmangur kamatën dhe dënimet shtesë.


Si të paguani Ju mund të paguani tatimin tuaj në çdo bankë të licensuar nga Banka Qëndrore e Kosovës. Fatura juaj ka një kod specifik - uniref - që siguron se pagesa regjistrohet në emrin tuaj. Pra, është e rëndësishme që të sillni faturën tuaj në bankë kur të bëni pagesën.

Ju këshillojmë që gjithmonë të ruani fletpagesën tuaj.

Keni parasysh, se çdo pagesë, fillimisht mbulon të gjitha tatimet e vitit aktual. Ndërsa shumat e tepërta do të mbulojnë borxhet nga vitet e mëparshme.

Paguani me kohë që të shmangni kamatat dhe dënimet ! Pas skadimit të afatit, do të aplikohet dënimi prej 10%, pas 1 Korrikut.

Përveç dënimit, do të zbatohet edhe kamata prej 1%, për çdo muaj vonese.


Më shume informata rreth kamatës dhe dënimeve mund ti gjeni këtu.

Vërtetimi i pagesës Kur ju të keni plotësuar të gjitha detyrimet tuaja të pagesës, ju mund të merrni vërtetimin e pagesës në zyrën e Komunale të Tatimit në Pronë. Për të qenë në gjendje të marrin vërtetimin e pagesës ju duhet të deklaroni numrin tuaj personal.

Të keni parasysh, kjo çështje do të marrë disa ditë pas pagesës tuaj në bankë, pasi që pagesa të jetë e regjistruar në sistemin e tatimit në pronë. Prandaj ju duhet të prisni disa ditë para se të shkoni në zyrën e komunale të tatimit për të marrë vërtetimin e pagesës.


Shtyrja e tatimit Nën kushte të jashtëzakonshme është e mundur që të shtyni pagesën tuaj të tatimit në pronë. Për të qenë në gjendje ta bëni këtë, duhet të aplikohet me sa vijon:

• Shtyrja aplikohet kundrejt një fature specifike të tatimore.
• Kur në pyetje është tatimi për pronën e banimit.
• Pagimi i tatimit në pronë do ju vënte në gjendje të vështirë.
• Ju mund të prezantoni dëshmi substanciale në mbështetje të gjendjes tuaj të vështirë.

Gjatë kohës së shtyrjes, kamata do të aplikohet, por jo dënimet.

Tatimi i shtyrë dhe kamata përbëjnë garancion kundër pronës në benefit të komunës. Garancioni i tillë ka prioritet mbi të gjitha garancionet tjera të dorëzuara më vonë.

Nëse dëshironi të aplikoni për shtyrje të tatimit tuaj ju duhet të bëni sa vijon:

1. Plotësoni formën më poshtë
2. Dorëzoni formën në Zyrën tuaj Komunale të Tatimit në Pronë


Forma për shtyrjen e tatimit mund të shkarkohet këtu. Ju gjithashtu këtë formë, mund ta merrni këtë në zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë.