<< Kthehu prapa

FAQ (Pyetjet e bëra shpesh)

Ku mund të informohem për tatimin mbi pronën time? Në çdo komunë gjendet Zyra e Tatimit në Pronë. Këtu mundeni të merrni tërë informacionin për tatimin mbi pronën tuaj: për vlerën e tatueshme, normën tatimore, faturat tatimore, pagesat dhe borxhet.

Si ta regjistroj pronën time dhe kënd ta informoj? Në qoftë se jeni pronar ose shfrytëzoni ndonjë pronë të paluajtshme duhet të informoni zyrën komunale të tatimit në pronë. Kjo duhet bërë edhe në qoftë se prona është liruar nga taksa (sipas ligjit aktual).


Si është e përcaktuar se kush është tatimpaguesi? Pronari i paluajtshmërisë është tatimpaguesi. Nëse pronari i pronës nuk mund të përcaktohet apo nuk mund të lokalizohet, tatimpaguesi është personi fizik apo juridik i cili e shfrytëzon pronën e paluajtshme dhe është i detyruar të paguaj tatimin.


Cilat objekte tatimohen? • Tё gjitha pronat e paluajtshme nё Kosovё janë të obliguara të paguajnë tatim. Ato ndahen në disa kategori të pronave. Norma tatimore mund të ndryshojnë në varësi të kategorisë. Më poshtë është një listë e llojeve të ndryshme të ndërtesave të ndara në kategori të ndryshme.
• pronat e paluajtshme që shërbejnë për banim tё njerëzve.
• pronat të cilat shfrytëzohen si objekte ndihmese pёr banim dhe jetesë tё njerëzve, siç janë tokat, garazhet, hapësirat për parking, apo ndonjë objekt tjetër ndihmës joafarist
• Pronat që shfrytëzohen për qëllime afariste, siq janë; ato për ndonjë qëllim komercial, afarist, shitjeje me pakicë, tregti, shërbimi rekreacional, artistik, sportiv, si dhe ato arsimore, mjekësore (private)
• Pronat që shfrytëzohen për prodhim, përpunimin dhe ruajtje të mallrave, duke përfshirë fabrikat, depot, punëtoritë, dhe objektet tjera përkatëse
• Ndërtesat e shfrytëzuara për qëllime bujqësore.
• Pronat e papërfunduara


Çka është Pronë e Patundshme? Pronë e patundshme është toka dhe ndërtesat, stabilimentet dhe strukturat mbi ose nën sipërfaqen e tokës, tё cilat janë tё lidhura për tokën. Prona e patundshme i përfshin njësitë brenda ndërtesave, siç janë banesat ose sipërfaqet që përdoren për qëllime komerciale.


Cilat prona përjashtohen nga tatimi? Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të Institucioneve Publike të Kosovës;
Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të një qeverie të huaj apo agjensioni të qeverisë së huaj, që kryen punë të ndihmës humanitare, rindërtimit, administratës civile etj.
Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të Kombeve të Bashkuara dhe agjensionve të specializuara të saj;
Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të KFOR-it;
Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të një organizate jo-qeveritare me status të përfitimit publik që përputhet me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/22
Pronat e Institucioneve fetare që shfrytëzohen si objekt kulti për qëllime fetare.
Objekte të cilat me ligj janë shpallur monumente të mbrojtura kulturore e historike.


Si caktohet vlera e tatueshme e pronës Vlera e pronës suaj varet nga:
• Sipërfaqja e ndërtesës në metra katror
• Kategoria (kryesisht banuese, komerciale, industriale dhe bujqësore)
• Zona tatimore
• Cilësia e ndërtimit (vetëm pasi të ketë përfunduar anketimit)

Lexoni më shumë këtu.


Cila është norma tatimore Varësisht nga komuna dhe kategoria, norma tatimore dallon nga 0.05% deri në 1%.
Për më shumë detaje për normat e tatimit klikoni këtu.


A ka ndonjë zbritja për pronën e domosdoshme pёr banim, sa është dhe si bëhet kjo zbritje? Në qoftë se Komuna e juaj bën vlerësimin e pronës suaj si njësi e cila shërben si pronë e domosdoshme për banim, komuna do ta bëj një zbritje prej 10.000 euro nga vlera totale e pronës.


Çka është vlera e tregut? Çmimi me të cilin blerësi është i gatshëm të blejë dhe shitësi të shesë pronën e paluajtshme në një transaksion zyrtar, ku asnjëri nuk është nën ndonjë detyrim për të vepruar dhe nuk ekziston marrëdhënie midis palëve përmes lidhjeve familjare, martesës, pronësisë së përbashkët ose lidhjes biznesore.


Çka është fatura tatimore? Ky është një dokument që tregon se si, kur dhe sa tatim duhet të paguani. Fatura tatimore është shpjeguar këtu.


Ku duhet ta bëjë pagesën Ju mund të paguani në çdo bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.


Kur duhet të paguaj tatimet e mia? Pagesa duhet të bëhet më së voni deri më:
• 30 Qershor për këstin e parë
• 31 Dhjetor për këstin e dytë.


Çka ndodh në qoftë se pagesa ime është vonuar? Pas skadimit të afatit aplikohet dënimi prej 10%. Lexoni më shumë këtu.


Pas skadimit të afatit interesi prej 1% do të aplikohet për të gjitha tatimet e papaguara. Interesi do të aplikohet për çdo muaj të vonesës.


A mund të shtyhet pagesa e tatimit? Kërkesa juaj duhet të jetë në formë të shkruar dhe duhet të dërgohet në zyrën tuaj të tatimit në Pronë, së bashku me dokumentet shtesë që doni ti paraqitni si dëshmi.

Formularët për ankesë janë në dispozicion këtu.

Çka ndodh nëse nuk e paguaj tatimin në pronë? Nëse nuk paguani tatimin në pronë, atëherë nuk do të merrni asnjë shërbim nga:
• Zyra Kadastrale e Komunës
• Nuk do të keni mundësinë ta bëni regjistrimin e pronës
• Nuk mund të merrni leje për ndërtimin e pjesëve shtesë të ndërtesave ekzistuese ose për riparimin e ndërtesave ose banesave
• Nuk do të bëhet inspektimi i ndërtesës suaj apo nuk do t’ju jepet leja për posedimin legal
• Nuk do t’ju jepet leja për shfrytëzimin e Pronave Komunale.
• Nuk do të merrni certifikatë apo leje për veprimtari biznesore
• Nuk do të keni mundësinë ta regjistroni veturën e juaj brenda kufijëve të komunës suaj


Për çka mund të ankohem dhe ku? Ju mundeni të paraqitni ankesë në bordin komunal në qoftë se çdo gjeni diçka gabim lidhur me tatimin në pronë. Për më shumë informacion në lidhje me ankesën kliko këtu.


Cila është data e fundit për ankesë ankesën? Data e fundit për ankesë është 30 Prill.


A mund të shtyhet pagesa e tatimit? Në rrethana të jashtëzakonshme kur komuna e juaj vlerëson se pagesa e tatimit do të shkaktojë vështirësi të panevojshme, mundet të lejojë që Juve ta shtyjë pagesën e tatimit.
Format dhe më shumë informacion mund të merrni këtu.


Ankesa e paraqitur a më liron nga tatimi? Kërkesa e juaj për ankesë nuk e pezullon detyrimin e juaj për të paguar tatimin. Ju ende duhet të paguani tatimin e juaj në kohë.


Çka ndodh kur Bordi vendos në favorin tim? Bordi për ankesa duhet t'ju informojë në lidhje me vendimin e saj brenda 60 ditësh.
Nëse është vendosur në favorin tuaj, atëherë komuna do t'ju rikthej juve shumën e tatimit dhe kamatën e rritur, në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së vendimit nga ana e Bordit për ankesa.


Nëse dua të ankohem për vendimin e Bordit Komunal, ku duhet me u drejtuar? Nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin e Bordit komunal për ankesa ju mund të paraqitni ankesë Organin Kompetent për ankesa pranë Ministrisë së Financave. Nëse nuk pajtoheni as me vendimin e këtij Organi, atëherë mund të ngrini padi në Gjykatën Supreme.


Si përdoren të hyrat nga tatimi që i paguaj unë? Tatimi në pronë është një taksë komunale. Kjo do të thotë se të gjitha të ardhurat nga tatimi në pronë shkojn në buxhetin komunal. Departamenti i Tatimit në Pronë i rekomandon komunave që këto të ardhura të përdoren vetëm për përmirësimin e infrastrukturës. Nëse doni të shihni se si komuna e juaj i ka shpenzuar dhe planifikon për ti shpenzuar të ardhurat nga tatimi në pronë klikoni këtu.
këtu.

Pse të paguaj tatimin? Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju jeni duke marrë pjesë në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën tuaj. Të ardhurat nga tatimi në pronë do të rrisin mundësinë për komunën tuaj për të investuar në projektet që do të përmirësojnë infrastrukturën e komunës tuaj.