<< Kthehu prapa

Vjelja e detyruar Ligji i jep komunës të drejtën për të detyruar mbledhjen e tatimit në pronë.

Pagesa e vonuar Nëse pagesa juaj e tatimit në pronë është vonuar, dënimet dhe kamata do të aplikohen. Kjo do të rris borxhin tuaj. Për të shmangur këtë, ju lutemi të paguani tatimin tuaj më së voni deri para skadimit të afateve.

Këtu mund të lexoni rreth dënimeve dhe kamatave.






Mos pagesa Nëse nuk paguani tatimin tuaj, komuna ka të drejtën të përdor vjeljen e detyruar për të mbledhur tatimin në pronë. Nëse nuk paguani tatimin në pronë do të merrni një paralajmërim ose vërejtjen e fundit nga komuna e juaj.

Tatimi i papaguar në pronë përbën garancion për pronën në benefit të komunës.

Nëse nuk paguani borxhet tuaja brenda 10 ditëve nga pranimi i vërejtjes së fundit, komuna mund të lëshoj një urdhër për konfiskimin e të hyrave dhe aseteve tuaja. Asetet tuaja mund të shiten për të mbuluar borxhet. Komuna gjithashtu ka të drejtë të ndërpres shërbimet komunale që kanë të bëjnë me pronën tuaj.

Nëse borxhi juaj ende nuk është paguar dy vite pas paralajmërimit të fundit, e drejta juaj ndaj pronës anulohet. Prona mund të konfiskohet dhe të shitet në ankand publik, sipas ligjit 03/L-204 tek nenet 18 dhe 19.


Kamata dhe Dënimet Këshillohët që gjithmonë të paguani tatimin tuaj në pronë më së voni në ditën e fundit të afatit. Pagesa e vonuar do të ju kushtoj para ekstra pasiqë edhe kamata edhe dënimet do të debitohen.

Dënimi
Pas skadimit të afatit aplikohet dënimi prej 10%

Kamata
Pas skadimit të afatit të pagesës do të aplikohet kamata për të gjitha tatimet e papaguara. Kamat do t'ju ngarkohet për çdo muaj vonese. Norma e kamatës është 1%.

Më poshtë e keni një shembull se si kamata dhe dënimet do të llogariten kur kësti i parë nuk është paguar deri në dhjetor.


Mbajtja peng e pronës Tatimi në pronë që mbetet e papaguar krijon kushte që prona të mbahet peng për benefitin e komunës.

Nëse mbajtja peng regjistrohet në regjistrin e të drejtave për pronë të patundshme, ky regjistrim do të ketë përparësi para të gjitha peng-marrjet që regjistrohen më vonë.

Kur të paguani të gjithë borxhin tatimor, pengu mbi pronë do të hiqet.

Nëse prona juaj i nënshtrohet këtij lloj pengu, ju keni mundësi të ankoheni në rast se vënia e pengut nuk është me vend. Në këso raste ankesash ju detyroheni të dëshmoni se vënia e pengut është e pavend. Ankesa juaj do të dorëzohet në Bordin Komunal të Ankesave.


Konfiskimi i të ardhurave dhe aseteve Nëse nuk keni paguar taksën para afatit të caktuar komuna mund të lëshoj një vërejtje përfundimtare në formë të shkruar ku do të njoftoheni se masa e radhës do të jetë konfiskimi i pronës private për të shlyer borxhin.


Nëse nuk e paguani borxhin benda 10 ditëve pas pranimit të vërejtjes së fundit inkasantët tatimor të komunës do të kenë mundësi të:

• T’ia lëshojnë njoftimin mbi konfiskimin personit i cili ka detyrim t’i paguajë tatimpaguesit pagë, qira ose borxh tjetër;
• T’ia lëshojë një njoftim për konfiskim bankës ose palës tjetër të tretë lidhur me pasurinë e tatimpaguesit që është në posedimin e tij;
• T’i përfundojë shërbimet komunale lidhur pronën e tatimpaguesit dhe
• Të konfiskojë dhe të shesë pronën personale për ti mbuluar borxhet.


Në rast të konfiskimit të pronës tuaj personale të paprekura do të mbeten:
• Shtesat për fëmijë dhe të ardhurat nga sociali
• Rrobat esenciale
• Ushqimi esencial
• Orenditë esenciale
• Gjësendet personale (çelësa, kuletë, orë dore, etj.)
• Pajisjet e punës

Për më shumë shiko nenin 18 të ligjit nr.03/L-204


Konfiskimi i Pronës Nëse borxhi juaj mbetet i papaguar dy vite pasi është lëshuar vërejtja e fundit, prona juaj mund të konfiskohet dhe të shitet në ankand publik.

Prona pë banim kryesor nuk mund të konfiskohet.

Shembulli 2: Kësti 1 dhe 2 është paguar më 10 Prill, një vit pasi e kanë marr faturën Ky shembull tregon se si kamat dhe dënimet do të llogariten kur kësti parë dhe ai i dytë është i paguar në Prill, një vit pas pranimit të faturës

Shembull 1: Kësti i parë i paguar në Dhjetor Më poshtë e keni një shembull se si kamata dhe dënimet do të llogariten kur kësti i parë nuk është paguar deri në dhjetor.