<< Kthehu prapa

Doni të bleni pronë? Nëse keni në plan të bleni një pronë, duhet të jeni të vetëdijshëm për obligimet që ju presin si pronar!

Ju lutem keni parasysh që çfarëdo borxhi tatimor që është krijuar, mbetet me pronën deri sa të shlyhet. Kjo do të thotë se nëse pronari i mëparshëm nuk e ka paguar tatimin në pronë - ju si pronar i ri i kësaj prone keni për obligim që ta paguani. Prandaj është e rëndësishme që ti definoni të gjitha borxhet e papaguar në lidhje me pronën në kontratën e shitblerjes.




Obligimet e pronarit Si pronar i një prone i keni disa obligime:
• Duhet ta regjistroni pronën tuaj në Regjistrin Komunal të Tatimit në Pronë
• T’i lejoni zyrtarët e autorizuar që të hyjnë në pronën tuaj për të mbledhur të dhënat për ta vlerësuar pronën.
• Ta lajmëroni zyrën e tatimit në pronë në rast se në shtëpinë tuaj bëni intervenime që ndryshojnë vlerën e pronës ose ndërrimin e përdorimit..
• Të paguani tatimin në pronë çdo vit.
• Të paguani kamatat dhe denimet në rast se vonoheni në pagimin e tatimit.

Të drejtat e pronarit Si pronar i një prone të caktuar ju i keni disa të drejta:

•  Nëse mendoni se diçka nuk është në rregull me taksën ose vlerësimin që iu është bërë pronës suaj, ju keni të drejtë ankese.
•  Ju keni të drejtë të kërkoni një rivlerësim të pronës suaj në rast se prona juaj ka pësuar dëme për shkak katastrofave (për shembull vërshimet, zjarri, tërmetet, etj.)