<< Kthehu prapa

Ankesat
Nëse gjeni diçka jokorrekte në faturën tuaj ju keni mundësinë që të ankoheni.

Ju mund të ankoheni rreth kësaj në situatat sa vijojnë:

• Nëse ankoheni se vlera e vlerësuar nuk përputhet me vlerën e tregut
• Kur ka gabime në bazën e të dhënave në të cilën fatura bazohet në p.sh.:
              - Metra katrorë
              - Zonë
              - Kualitet të ndërtimit (vetëm pasi të përfundoj rianketimi)
• Fatura është jokorrekte në ndonjë mënyre tjetër.

Për më shumë shikoni ligjin nr. 03/L-204, Neni 22

Kemi tre nivele për ankesa:

1. Bordi Komunal për Ankesat e Tatimit në Pronën e Paluajtshme, në vazhdim vetëm “Bordi Komunal për Ankesa”
2. Divizionin Fiskal të Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore të Prishtinës.
3. Gjykata Supreme

Mbani mend, se ankimi nuk ju liron nga obligimi juaj për të paguar tatimin në pronë! Nëse vendimi pas rishikimit është në favorin tuaj ju do të kompensoheni për tepricën tatimore dhe kamatën e akumuluar.


Ankesa drejtuar bordit komunal Kur të pranoni faturën tuaj dhe shihni se diçka nuk është në rregull, ju mund të kërkoni rishikim nga Bordi Komunal i Ankesave. Për vitin 2015, dita e fundit për të bërë ankesën është 30 Prilli.

Dorëzoni kërkesën tuaj me shkrim në Zyrën e Tatimit në Pronë së bashku me të gjitha dokumentet mbështetëse të cilat dëshironi ti prezantoni.:

Për shembull, këto mund të jenë:
• plani i ndërtimit / vizatimet e ndërtimit
• kontrata e shitjes për pronën e re

Bordi Komunal do të ju njoftoj për vendimin e tyre brenda 60 ditëve pas marrjes së ankesës suaj. Nëse vendimi është në favorin tuaj, atëherë do të merrni kompensim të tatimit dhe kamatës së akumuluar brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit. Edhe kompensimi i kamatës është 1% për çdo muaj.

Nëse nuk pajtoheni me vendimin e Bordit Komunal të Ankesave, ju mund të ankoheni në Organin shqyrtues të ankesave në MF, Brenda 30 dite nga pranimi i vendimit nga ana e Bordit Komunal.



Ankesa pranë Organit shqyrtues të ankesave në MF Nëse nuk pajtohet me vendimin e nxjerrë nga Bordi komunal, ju mund t’i paraqesni ankesë Organit kompetent për shqyrtimin e ankesave në MF brenda tridhjetë (30) ditëve nga marrja e njoftimit mbi vendimin e Bordit komunal.


Ankesat në Gjykatën Supreme Nëse nuk pajtoheni me vendimin e Organit shqyrtues të ankesave në MF, ju mund të hapni kontest administrative pranë Gjykatës Supreme, brenda 30 dite pas pranimit të vendimit nga Organi shqyrtues.

Shkallët e ankesave Këto janë ilustruar shkallët e ankesës të përshkruara më sipër

1. Dita e fundit për për ankesa në bordin komunal është 30 Prilli

2. Nëse nuk pajtoheni me vendimin e Bordit komunal të ankesave, ju mund të ankoheni në Organin shqyrtues të ankesave në MF, brenda 30 dite nga marrja e vendimit.

3. Nëse nuk pajtoheni me vendimin e Organit shqyrtues të ankesave në MF ju mund të ngreni padi në Gjykatën Supreme, brenda 30 dite nga marrja e vendimit.