Ju jeni në: Tatimi në pronë për tokë


Tatimi në pronë për tokë


Kush zotëron pronën TUAJ?


23 April, 2018 Ju e konsideroni veten pronar të një prone – por a mund ta dëshmoni këtë nëse duhet? Mënyra e vetme për të dëshmuar pronësinë tuaj është që ta regjistroni atë në Regjistrin e të Drejtave në Pronë të Paluajtshme. Kur pronësia juaj të regjistrohet, të drejtat tuaja të pronës janë të sigurta dhe ju do të konsideroheni si pronari ligjor. Si pronar ligjor, ju do të jeni në gjendje të shfrytëzoni pronën tuaj si kolateral për kredi, mund ta shitni dhe mund t’ua bartni pasardhësve tuaj.

Nëse pronësia e një prone nuk regjistrohet saktë, ju i ekspozoheni disa rreziqeve:

  • Në rast që nuk e keni regjistruar pronësinë e përbashkët të një prone, pronari i regjistruar mund ta shfrytëzoj atë për të marrë kredi apo ta shes pa autorizimin tuaj..

  • Nëse e keni shitur një pronë dhe nuk jeni siguruar që blerësi është regjistruar si pronar, ju rrezikoni të paguani tatim në pronë për një pronë të cilën tashmë e keni shitur.


Për t’u siguruar që pronësia juaj është regjistruar saktë, ju lutemi vizitoni Zyrën tuaj Komunale Kadastrale për të verifikuar që ju jeni regjistruar si pronar ligjor.

Ne posaqërisht inkurajojmë femrat të sigurojnë të drejtat e tyre të pronës duke regjistruar pronësinë e tyre.

Ju mund të gjeni më shumë informata në: http://www.kca-ks.org/regjistro-pronen

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!