Ju jeni në: Tatimi në pronë për tokë


Tatimi në pronë për tokë


Tatimi në tokë do të implementohet më 2019


23 April, 2018 Tatimi në tokë do të implementohet nga 2019. Vlera e vlerësuar do të reflektoj vlerën e tregut dhe vendoset përmes një vlerësimi gjithëkombëtar. Ju mund të shihni një rezultat preliminar të vlerësimit në hartat tona të zonave të vlerave. Ju gjithashtu mund të vizitoni zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë për të parë zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën preliminare të vlerësuar.

Për të evituar një rritje të lartë të papritur në pagesë të tatimit, vetëm 20% e vlerës së vlerësuar do t’i nënshtrohet tatimit në vitin e parë. Të gjithë personat e obliguar për të paguar tatimin në pronë për parcela do të marrin një faturë në Janar. Nëse jeni të obliguar të paguani tatim në pronë për objekte ju do të merrni një faturë që mbulon si tokën ashtu edhe objektet.

Sipas ligjit të ri të Tatimit në Pronë të Paluajtshme, normat tatimore do të vendosen nga Asambleja Komunale jo më vonë se 30 Nëntor. Kur të vendosen, ato do të publikohen në këtë uebfaqe. Ligji mundëson normat tatimore të variojnë sipas asaj në vijim:

Kategoria e pronës Norma tatimore për parcela
Bujqësore 0,15-0,5%
Pyjore 0,15-0,3%
Rezidenciale 0,15-1%
Komerciale 0,15-1%
Industriale 0,15-0,8%

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!