Ju jeni në: Tatimi në pronë për tokë


Tatimi në pronë për tokë


Regjistroni pronësinë e saktë!


22 December, 2015 Nëse pronësia e pronës nuk është e regjistruar saktë ju i ekspozoheni disa rreziqeve:


  • Nëse ju, ose paraardhësit tuaj kanë shitur një pronë dhe nuk janë siguruar që blerësi të regjistrohet si pronar, ju do të duhet të paguani tatimin në pronë për një pronë të cilën ju nuk e keni më në pronësi.

  • Të drejtat tuaja nuk janë siguruar. Ju do të keni problem nëse dëshironi të shitni pronën tuaj, t’ua transferoni atë trashëgimtarëve tuaj.

  • Për regjistrim korrekt të pronësisë ju nuk mund ta shfrytëzoni pronën tuaj si hipotekë për kredi.


Për të shmangur këto dhe rreziqe tjera, vizitoni Zyrën tuaj Kadastrale Komunale për të verifikuar që është regjistruar pronësia e saktë. Lexoni më shumë në: Regjistroni pronësinë e saktë

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!