Ju jeni në: Tatimi në pronë për tokë


Tatimi në pronë për tokë


Përgatitjet për implementimin edhe të tatimit në pronë për tokë


21 January, 2015
Ministria e Financave, Departamenti i Tatimit në Pronë dhe të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës tani janë duke bërë përgatitjet për të zgjerimin e tatimit në pronë për të përfshirë gjithashtu edhe vlerën e tokës, jo vetëm objektet, siç është sot.

Tatimimi i parë ku edhe vlera e tokës do të përfshihet në tatimin në pronë është planifikuar të ndodhë më 2017. Për të shmangur një rritje të lartë dhe të papritur të tatimit për të gjithë tatimpaguesit, tatimi do të implementohet gradualisht gjatë disa viteve.

Vlerësimi

Kur të vlerësohet toka, secila parcelë e tokës do të konsiderohet si një pronë. Nëse ekziston një objekt në parcelë, objekti do të konsiderohet si pronë e veçantë. Toka dhe objektet do të vlerësohen në procese të ndara të vlerësimit.

Vlerësimi i objekteve

Fakti që toka do të vlerësohet nuk do të ndryshoj asgjë në lidhje me vlerësimin e objekteve. Objekti juaj do të vlerësohet sipas procesit të njëjtë të vlerësimit si më parë. Nëse dëshironi të dini më shumë se si vlera e objektit përllogaritet mund të lexoni këtu .

Vlerësimi i tokës

Përgatitjet për implementimin e tatimit në tokë do të bëhen në disa hapa:

1. Të gjitha parcelat do të kategorizohen sipas shfrytëzimit aktual apo shfrytëzimit të lejuar të parcelave.

2. Të dhënat e tregut si çmimet e shitblerjeve dhe informatat tjera do të mblidhen dhe shfrytëzohen për:
a. Përcaktimin e vlerës së tregut për kategori të ndryshme të tokës në lokacione të ndryshme,
b. Përcaktimin e faktorëve të vlerësimit, d.m.th. faktorët e ndryshëm që kanë ndikim në vlerë përveç faktorit të lokacionit,

Rezultati është që do të përcaktohen zonat e vlerësimit me nivele të vlerave për kategori të ndryshme të tokës.

3. Për secilën zonë të vlerësimit do të përcaktohen me sa vijon:
a. Një pronë standarde me faktorë specifik të vlerësimit
b. Niveli i vlerës së tregut për një pronë standarde në secilën kategori

4. Secila parcelë individuale do të krahasohet me pronën standarde në zonën e vlerësimit ku është e vendosur. Nëse parcela në ndonjë mënyrë dallon nga faktorët e specifikuar të vlerësimit të pronës standarde, vlera e asaj parcele do të korrigjohet sipas dallimit ashtu që të përllogaritet një vlerë e saktë për secilën parcelë specifike.

Më shumë informata

Gjatë vitit 2016 do të mbahet një ekspozitë në secilën komunë. Gjatë kësaj ekspozite, do të tregohen hartat preliminare me zona të vlerësimit. Procesi i vlerësimit gjithashtu do të shpjegohet.

Informatat do të postohen në këtë uebfaqe dhe në komunën tuaj rreth asaj se kur do të ndodhë ekspozita në komunën tuaj.

Regjistroni pronësinë e saktë

Mos rrezikoni asgjë me pronën tuaj! Sigurohuni që pronësia juaj është regjistruar saktë në Regjistrin e të Drejtave Pronësore në Zyrën Kadastrale të Komunës suaj.

Ju mund të lexoni më shumë rreth kësaj në Agjencia Kadastrale e Kosovës - REGJISTRO PRONËN. .

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!