Datat me rëndësi
 

Institucionet e liruara nga tatimi në pronë.

Institucionet dhe organizatat në vijim janë të liruara nga pagesa e tatimit në pronë:

1. Institucionet e Qeverisë në Republikën e Kosovës;
2. Kombet e Bashkuara ose çdo organ i saj, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian;
3. Forca shumëkombëshe e Kosovës (KFOR-i, ICO dhe EULEX);
4. Përfaqësitë diplomatike dhe konzulatat e akredituara në shtetin e Kosovës që rregullimi i tyre bëhet me marrëveshje të reprocitetit mes shteteve ,zyrat e huaja të ndërlidhjes, agjencitë qeveritare, organizatat ndërqeveritare ose agjencitë e huaja donatore që kryejnë ndihma humanitare, punë rindërtimi, administrimi civil ose ndihmë teknike brenda Kosovës;
5. Organizatat joqeveritare me status të përfitimit të ndërsjellë publik në përputhje me Ligjin për Asocimin e Organizatave Joqeveritare në Kosovë;
6. Institucionet fetare të përcaktuara me ligj, prona e të cilave mbahet dhe shfrytëzohet vetëm për qëllime fetare; dhe
7. Objekte të cilat me ligj janë shpallur monumente të mbrojtura kulturore e historike.


Nëse prona përdoret për aktivitete komerciale atëherë lirimi nuk aplikohet.

Neni 8.1 dhe 8.2 të ligjit nr.03/L- 204 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Kosovë



Si shpenzohen të hyrat nga tatimi në pronë


Tatimi në pronë është një taksë komunale. Kjo do të thotë se të gjitha të ardhurat nga tatimi në pronë shkojn në buxhetin komunal. Departamenti i Tatimit në Pronë i rekomandon komunave që këto të ardhura të përdoren vetëm për përmirësimin e infrastrukturës. Nëse doni të shihni se si komuna e juaj i ka shpenzuar dhe planifikon për ti shpenzuar të ardhurat nga tatimi në pronë klikoni këtu.

Këtu mund ti gjeni shpenzimet e bëra nga komuna e juaj:



Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!