Ju jeni në: Vlera tatimore → Kategoritë e pronave


icon

Vlera tatimore

Printer  Verzioni për printer


Kategoritë e pronave

Varësisht prej destinimit të pronës, objektet janë ndarë në gjashtë kategori të ndryshme.

Prona rezidenciale
Prona rezidenciale është pronë e patundshme që shërben për nevoja elementare banimi. Këtu përfshihen shtëpitë, banesat dhe struktura të ngjashme.

Prona për qëllim banimi
Prona për qëllim banimi është pronë që shfrytëzohet për nevoja banimi të njerëzve. Kjo përfshinë tokë, garazha, hapësira parkimi dhe struktura të ngjashme jo-komerciale.

Prona komerciale
Të gjitha pronat që përdoren për biznese të të gjitha llojeve kosniderohen prona komerciale. Për shembull prona e shfrytëzuar për tregti, shitje me pakicë, shërbime të ndryshme, rekreacion, ose aktivitete artistike apo sportive. Prona e shfrytëzuar për qëllime arsimore ose mjekësore gjithashtu konsiderohet pronë komerciale.

Prona industriale
Pronë industriale është ajo pronë e cila shfrytëzohet për produkte artikujsh, për prodhim, përpunim ose deponim të mallrave, duke përfshirë fabrikat, depotë, punëtoritë dhe objektet e tjera të ngjashme;

Prona bujqësore
E gjithë toka dhe objektet që përdoren për qëllime bujqësore kosniderohet pronë bujqësore.

Prona e patundshme e braktisur dhe strukturat e pabanuara

Prona e papërfunduar
Është prona e paluajtshme, për të cilat ndërtimi i vrazhdë është i përfunduar, por nuk është e gatshme për përdorim.

<< Kthehu prapa

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!