Ju jeni në: Vlera tatimore


icon

Vlera tatimore

Printer  Verzioni për printer


Vlerësimi i tatimi në pronë bëhet çdo vit.

Tatimi i vlerësuar

Tatimi që ju duhet ta paguani çdo vit, të tatimit të vlerësuar, përcaktohet duke shumëzuar vlerën e pronës tuaj me normën tatimore.

Tatimi i vlerësuar

= vlera tatimore * norma tatimore


<< Kthehu lart

Vlera e pronës që tatohet

Vlera e pronës që tatohet është vlera e llogaritur e një prone të caktuar pasi që është bërë zbritja për banim primar, në raste ku kjo zbritje është e mundshme.

Nese aty nuk kemi zbritja për banim primar, atehere vlera e prones qe tatohet do te jete e njejte me vleren e llogaritur.

Vlera e tatueshme =

Vlera e llogaritur – zbritja për banim primar


<< Kthehu lart

Vlera e llogaritur

Vlera e përdorur çdo vit, kur të llogaritet tatimi është vlera e pronës që është llogaritur me 31 dhjetor të vitit të kaluar.

Vlerësimi i pronës bëhet çdo tri deri në pesë vite.

Vlera e llogaritur për tatimi në pronë është ndikuar nga këta faktorë:
• Metrat katrorë të objektit
• Kategoria e objektit
• Zona e vlerësimit
• Cilësia (pasi të përfundoj anketimit)

<< Kthehu lart

Kategoria e vlerësimit

Të gjitha ndërtesat janë kategorizuar në dy kategori të ndryshme:
• Kategoria e pronës
• Kategoria e vlerësimit (përdorimi primar)

Kategoria e pronës e përcakton se cila normë tatimore duhet të aplikohet. Këtu mund të lexosh më shumë për kategoritë e pronës.Nën çdo kategori të pronës ka disa kategori të vlerësimit.

Kategoria e vlerësimit përcakton vlerën për metër katror të një prone të cilësisë normale, në një zonë të veçantë të vlerësimit. Kategori të ndryshme vlerësimit e kanë vlera të ndryshme metër katror. Për ti parë kategoritë e ndryshme të vlerësimit - klikoni këtu

Vlera për metër katror është vendosur nga Komisioni Komunal i Vlerësimit. Për të parë vlerat për metër katror për vitet 2001 - 2015

<< Kthehu lart

Zonat e vlerësimit

Të gjitha komunat territorin e tyre e kanë të ndarë në disa zona vlersimi. Këto zona pasqyrojnë diferencën në vlerë që aplikohet për objekte të njëjta varësisht ku ndodhen me lokacion. Zakonisht vlera ngritet në rast se objekti ndoshet më afët qendrës së qytetit.

Nëse dëshironi t’i shihni dallimet e tatimit nëpër zonat e vlerësimit në komunën tuaj, ju lutem vizitoni zyrën e tatimit në prone pranë komunës suaj.

<< Kthehu lart

Zbritja për objektet e banimit

Nëse jetoni në shtëpinë tuaj, këtë shtëpi mund ta paraqisni si një vendbanim kryesor.
Secili person gëzon të drejtën për zbritje prej 10.000 eurosh nga shuma e përgjithshme e vlerës tatimore në rast se prona të cilën regjistrohet si objekt banimi.

 

Supozimet:


Vlera e llogaritur

30 000 euro


Objekt banimi?

Po, pronari banon në shtëpinë e tij.


Norma tatimore:

0,15%


 

Llogaritja:


Vlera e tatueshme:

20 000 euro (30 000 – 10 000)


Shuma e tatimit në prone që duhet paguar:

30 euro (20 000 * 0,15%)


<< Kthehu lart

Norma tatimore

Norma tatimore ndryshon nga komuna në komunë. Kuvendi komunal mund të caktoj një normë tatimore në baza vjetore. Normat mund të variojnë nga 0.15% deri në 1%.

Normat tatimore ndryshojnë varësisht nga kategoria.
Kliko më poshtë për ti parë normat tatimore në fuqi

<< Kthehu lart

Kategoria

Varësisht prej destinimit të pronës, objektet janë ndarë në shtatë kategori të ndryshme.

  • Prona rezidenciale
  • Prona për qëllim banimi
  • Prona komerciale
  • Prona industriale
  • Prona bujqësore
  • Prona e patundshme e braktisur dhe strukturat e pabanuara
  • Pronë e papërfunduar

  • Për më shumë informata në kategoritë e ndryshme, ju lutem klikoni këtu.

    << Kthehu lart

    << Kthehu lart

    << Kthehu lart

    Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


    info

    Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

    Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

    Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

    Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

    Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!