Datat me rëndësi
 

Institucionet e liruara nga tatimi në pronë.

Institucionet dhe organizatat në vijim janë të liruara nga pagesa e tatimit në pronë:

1. Institucionet e Qeverisë në Republikën e Kosovës;
2. Kombet e Bashkuara ose çdo organ i saj, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian;
3. Forca shumëkombëshe e Kosovës (KFOR-i, ICO dhe EULEX);
4. Përfaqësitë diplomatike dhe konzulatat e akredituara në shtetin e Kosovës që rregullimi i tyre bëhet me marrëveshje të reprocitetit mes shteteve ,zyrat e huaja të ndërlidhjes, agjencitë qeveritare, organizatat ndërqeveritare ose agjencitë e huaja donatore që kryejnë ndihma humanitare, punë rindërtimi, administrimi civil ose ndihmë teknike brenda Kosovës;
5. Organizatat joqeveritare me status të përfitimit të ndërsjellë publik në përputhje me Ligjin për Asocimin e Organizatave Joqeveritare në Kosovë;
6. Institucionet fetare të përcaktuara me ligj, prona e të cilave mbahet dhe shfrytëzohet vetëm për qëllime fetare; dhe
7. Objekte të cilat me ligj janë shpallur monumente të mbrojtura kulturore e historike.


Nëse prona përdoret për aktivitete komerciale atëherë lirimi nuk aplikohet.

Neni 8.1 dhe 8.2 të ligjit nr.03/L- 204 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Kosovë



Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!