Ju jeni në: Pagesat


icon

Pagesat

Printer  Verzioni për printer


Çdo vit bëhet vlerësimi i Tatimi në pronë. Më së voni deri më 31 Mars ju duhet të merrni faturën tuaj të tatimit në pronë.

Fatura shpjegohet këtu më tutje.

Shuma për tu paguar

Fatura tregon tatimin total të vlerësuar për vitin aktual. Nëse keni borxhe nga vitet e mëhershme kjo gjithashtu tregohet në faturë.
Tatimi i vlerësuar për këtë vit është i ndarë në dy këste, me dy data të ndryshme të pagesës.

<< Kthehu lart

Datat e pagesës

Pagesa duhet të bëhet më së voni deri më:
• 30 Qershor për këstin e parë
• 31 Dhjetor për këstin e dytë

Nëse keni borxhe nga vitet e mëhershme ju këshillojmë të paguani këtë shumë sa më shpejtë që është e mundur për të shmangur kamatën dhe dënimet shtesë.

<< Kthehu lart

Si të paguani

Ju mund të paguani tatimin tuaj në çdo bankë të licensuar nga Banka Qëndrore e Kosovës. Fatura juaj ka një kod specifik - uniref - që siguron se pagesa regjistrohet në emrin tuaj. Pra, është e rëndësishme që të sillni faturën tuaj në bankë kur të bëni pagesën.

Ju këshillojmë që gjithmonë të ruani fletpagesën tuaj.

Keni parasysh, se çdo pagesë, fillimisht mbulon të gjitha tatimet e vitit aktual. Ndërsa shumat e tepërta do të mbulojnë borxhet nga vitet e mëparshme.

Shembull

<< Kthehu lart

Paguani me kohë që të shmangni kamatat dhe dënimet !

Pas skadimit të afatit, do të aplikohet dënimi prej 10%, pas 1 Korrikut.

Përveç dënimit, do të zbatohet edhe kamata prej 1%, për çdo muaj vonese.


Më shume informata rreth kamatës dhe dënimeve mund ti gjeni këtu.

<< Kthehu lart

Vërtetimi i pagesës

Kur ju të keni plotësuar të gjitha detyrimet tuaja të pagesës, ju mund të merrni vërtetimin e pagesës në zyrën e Komunale të Tatimit në Pronë. Për të qenë në gjendje të marrin vërtetimin e pagesës ju duhet të deklaroni numrin tuaj personal.

Të keni parasysh, kjo çështje do të marrë disa ditë pas pagesës tuaj në bankë, pasi që pagesa të jetë e regjistruar në sistemin e tatimit në pronë. Prandaj ju duhet të prisni disa ditë para se të shkoni në zyrën e komunale të tatimit për të marrë vërtetimin e pagesës.

<< Kthehu lart

Shtyrja e tatimit

Nën kushte të jashtëzakonshme është e mundur që të shtyni pagesën tuaj të tatimit në pronë. Për të qenë në gjendje ta bëni këtë, duhet të aplikohet me sa vijon:

• Shtyrja aplikohet kundrejt një fature specifike të tatimore.
• Kur në pyetje është tatimi për pronën e banimit.
• Pagimi i tatimit në pronë do ju vënte në gjendje të vështirë.
• Ju mund të prezantoni dëshmi substanciale në mbështetje të gjendjes tuaj të vështirë.

Gjatë kohës së shtyrjes, kamata do të aplikohet, por jo dënimet.

Tatimi i shtyrë dhe kamata përbëjnë garancion kundër pronës në benefit të komunës. Garancioni i tillë ka prioritet mbi të gjitha garancionet tjera të dorëzuara më vonë.

Nëse dëshironi të aplikoni për shtyrje të tatimit tuaj ju duhet të bëni sa vijon:

1. Plotësoni formën më poshtë
2. Dorëzoni formën në Zyrën tuaj Komunale të Tatimit në Pronë


Forma për shtyrjen e tatimit mund të shkarkohet këtu. Ju gjithashtu këtë formë, mund ta merrni këtë në zyrën tuaj komunale të tatimit në pronë.

Aplikacion për Shtyrje

<< Kthehu lart

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!