Ju jeni në: LAJME ME RËNDËSI


LAJME ME RËNDËSI


Sa vlen toka juaj?


08/05/2017
Gjejeni atë në ekspozitën tonë që fillon në Maj!
Është bërë një vlerësim preliminar i të gjitha parcelave në Kosovë.
Ju do të mund të mësoni më shumë rreth vlerësimit dhe të shihni rezultatin e kësaj në dy mënyra:
  • Vizitoni ekspozitën në komunën tuaj
  • Vizitoni këtë uebfaqe për të parë më shumë informata (nga 16 Maj).

Gjatë ekspozitës dhe në këtë uebfaqe, ju do të mund të: Lexo Më Shumë

Përfitoni nga falja e borxhit të Tatimit në Pronë 2017!


06/02/2017
Të nderuar qytetarë,

Bazuar në Ligjin e ndryshuar dhe Plotësuar për Faljen e Borxheve Publike, Ligjin për Faljen e Borxheve Publike dhe Udhëzimin Administrativ për Procedurat e Faljes së Borxheve Publike, ka ri filluar zbatimi i procedurave për faljen e borxhit të tatimit në pronë.

Ligji Nr. 05/L -119 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT Nr. 05/L-043 PËR FALJEN E BORXHEVE PUBLIKE
Ligji Nr. 05/L-43 – LIGJI PËR FALJEN E BORXHEVE PUBLIKE
Udhëzimi administrativ Nr. 04/2015 – PROCEDURAT E FALJES SË BORXHEVE PUBLIKE

Synimi i këtij Ligji është të mundësoj faljen e borxheve të vjetra që datojnë nga viti 2002 deri në vitin 2014. Lexo më shumë.

Shërbimi elektronik për tatimin në pronë "E-bill" tani është në dispozicion


16/06/2016

Fillon aplikimi i faturimit elektronik në Tatimin në Pronë “E-Fatura”


01/03/2016
Ministria e Financave njofton gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se sot ka filluar aplikimi i shërbimit elektronik për Tatimin në Pronë “E-Fatura”, përmes të cilit tatimpaguesve u mundësohet marrja e faturës, përcjellja e gjendjes, si dhe bërja e pagesës së tatimit në pronë në pikën më të afërt, në Postë apo në Bankë.

Përmes përdorimit të këtij shërbimi elektronik, tatimpaguesit kursejnë kohën dhe koston dhe po ashtu, mundë ta përcjellin gjendjen në çdo kohë. Përveç kësaj, numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.

Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale si: numri personal, emri dhe mbiemri.

Implementimi i këtij sistemi më të avancuar të pagesave për Tatimin në Pronë nga Ministria e Financave, është edhe një përkushtim tjetër i Qeverisë së Kosovës në ofrimin e shërbimeve më të mira dhe më të shpejta për tatimpaguesit.

Për t’u qasur në shërbimin elektronik, tatimpaguesit duhet të vizitojnë ueb faqen zyrtare të Tatimit në Pronë: https://fatura.tatimineprone-rks.org/

Përfitoni nga falja e borxhit të Tatimit në Pronë !


30/11/2015
Të nderuar qytetarë,

Bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike dhe Udhëzimin Administrativ për Procedurat e Faljes së Borxheve Publike, ka filluar zbatimi i procedurave për faljen e borxhit të tatimit në pronë.

Ligji Nr. 05/L-43 – LIGJI PËR FALJEN E BORXHEVE PUBLIKE
Udhëzimi administrativ Nr. 04/2015 – PROCEDURAT E FALJES SË BORXHEVE PUBLIKE

Synimi i këtij Ligji është të mundësoj faljen e borxheve të vjetra që datojnë nga viti 2002 deri në vitin 2014. Lexo më shumë.

Regjistroni pronësinë e saktë


30/11/2015
Nëse pronësia e pronës nuk është e regjistruar saktë ju i ekspozoheni disa rreziqeve:
•    Nëse ju, ose paraardhësit tuaj kanë shitur një pronë dhe nuk janë siguruar që blerësi të regjistrohet si pronar, ju do të duhet të paguani tatimin në pronë për një pronë të cilën ju nuk e keni më në pronësi. Lexo më shumë

Përgatitjet për implementimin e tatimit në pronë dhe për tokë


14/01/2015

Sot tatimi në pronë vendoset vetëm për vlerën e objekteve. Tani janë duke u bërë përgatitjet për zgjerimin e tatimit në pronë për të përfshirë edhe vlerën e tokës.

Kjo do të ndikojë në disa përmirësime për ju:

- Komuna juaj do të ketë më shumë të hyra për të bërë investime kapitale që do të përmirësojnë jetën e përditshme për ju, familjen dhe komunitetin tuaj. (Për të parë se si komuna juaj i investoni të hyrat nga tatimi në pronë klikoni këtu )

- Ju do të merrni një akt vlerësimi që vërteton vlerën e pronës suaj. Kjo vlerë e përcaktuar zyrtarisht do ta bëjë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të lirë që ju të merrni kredi pasiqë banka nuk ka më nevojë të bëjë vlerësim të veçantë para se të ju jap kredi.

- Disa taksa dhe tarifa komunale do të zëvendësohen me të hyrat nga tatimi në tokë, që nënkupton se shpenzimet për bizneset do të jenë më të parashikueshme, transparente se që janë sot.

Si do të implementohet tatimi në tokë?

Tatimi do të llogaritet bazuar në vlerën e përafërt, që do të reflektoj vlerën e tregut të tokës.

Për të shmangur rritjen e lart dhe të menjëhershme të barrës tatimore për të gjithë tatimpaguesit, tatimi në tokë do të zbatohet gradualisht duke filluar nga viti 2017.

Ju mund të lexoni më shumë rreth implementimit të tatimit në tokë këtu .

INFORMATË RRETH SHPËRNDARJES SË PAGESAVE TË TATIMIT NË PRONË


21/10/2014
Keni parasysh, se çdo pagesë, fillimisht mbulon të gjitha tatimet e vitit aktual. Ndërsa shumat e tepërta do të mbulojnë borxhet nga vitet e mëparshme.

Tatimpaguesit të cilët dëshirojnë të ndryshojnë formën e shpërndarjes se pagesës, në vazhdim kanë një sqarim shtesë.

Ç’do tatimpagues i cili është i pa kënaqur me këtë formë të pagesës të shpërndarjes së pagesës duhet të vizitoj Zyrën e Tatimit në Pronë në komunën që i takon dhe të kërkoj që të ndryshohet forma e shpërndarjes së pagesës për pronën e tij, ashtu që fillimisht të mbulohen të gjitha borxhet nga vitet e mëparshme, ndërsa shumat e tepërta të mbulojnë tatimet e viti aktual dhe kjo kërkesë do të përmbushet nga zyrtarët e zyrës së tatimit në pronë në komunën e juaj.

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!