Ju jeni në: Pyetje të shpeshta


icon

Pyetje të shpeshta

Printer  Verzioni për printer



Si shpenzohen të hyrat nga tatimi


Si përdoren të hyrat nga tatimi që i paguaj unë?

Tatimi në pronë është një taksë komunale. Kjo do të thotë se të gjitha të ardhurat nga tatimi në pronë shkojn në buxhetin komunal. Departamenti i Tatimit në Pronë i rekomandon komunave që këto të ardhura të përdoren vetëm për përmirësimin e infrastrukturës. Nëse doni të shihni se si komuna e juaj i ka shpenzuar dhe planifikon për ti shpenzuar të ardhurat nga tatimi në pronë klikoni këtu. këtu.

Pse të paguaj tatimin?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju jeni duke marrë pjesë në përmirësimin e cilësisë së jetës në komunën tuaj. Të ardhurat nga tatimi në pronë do të rrisin mundësinë për komunën tuaj për të investuar në projektet që do të përmirësojnë infrastrukturën e komunës tuaj.

<< Kthehu prapa

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!