Ju jeni në: Pyetje të shpeshta


icon

Pyetje të shpeshta

Printer  Verzioni për printer



Ankesat


Për çka mund të ankohem dhe ku?

Ju mundeni të paraqitni ankesë në bordin komunal në qoftë se çdo gjeni diçka gabim lidhur me tatimin në pronë. Për më shumë informacion në lidhje me ankesën kliko këtu.

Cila është data e fundit për ankesë ankesën?

Data e fundit për ankesë është 30 Prill.

A mund të shtyhet pagesa e tatimit?

Në rrethana të jashtëzakonshme kur komuna e juaj vlerëson se pagesa e tatimit do të shkaktojë vështirësi të panevojshme, mundet të lejojë që Juve ta shtyjë pagesën e tatimit.
Format dhe më shumë informacion mund të merrni këtu.

Ankesa e paraqitur a më liron nga tatimi?

Kërkesa e juaj për ankesë nuk e pezullon detyrimin e juaj për të paguar tatimin. Ju ende duhet të paguani tatimin e juaj në kohë.

Çka ndodh kur Bordi vendos në favorin tim?

Bordi për ankesa duhet t'ju informojë në lidhje me vendimin e saj brenda 60 ditësh.
Nëse është vendosur në favorin tuaj, atëherë komuna do t'ju rikthej juve shumën e tatimit dhe kamatën e rritur, në afat prej 30 ditësh nga dita e marrjes së vendimit nga ana e Bordit për ankesa.

Nëse dua të ankohem për vendimin e Bordit Komunal, ku duhet me u drejtuar?

Nëse nuk jeni të kënaqur me vendimin e Bordit komunal për ankesa ju mund të paraqitni ankesë Organin Kompetent për ankesa pranë Ministrisë së Financave. Nëse nuk pajtoheni as me vendimin e këtij Organi, atëherë mund të ngrini padi në Gjykatën Supreme.

<< Kthehu prapa

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!