Ju jeni në: Pyetje të shpeshta


icon

Pyetje të shpeshta

Printer  Verzioni për printer



Rreth faturës, pagesave, pagesave të vonuara dhe mos pagesës


Çka është fatura tatimore?

Ky është një dokument që tregon se si, kur dhe sa tatim duhet të paguani. Fatura tatimore është shpjeguar këtu.

Ku duhet ta bëjë pagesën

Ju mund të paguani në çdo bankë të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës.

Kur duhet të paguaj tatimet e mia?

Pagesa duhet të bëhet më së voni deri më:
• 30 Qershor për këstin e parë
• 31 Dhjetor për këstin e dytë.

Çka ndodh në qoftë se pagesa ime është vonuar?

Pas skadimit të afatit aplikohet dënimi prej 10%. Lexoni më shumë këtu.


Pas skadimit të afatit interesi prej 1% do të aplikohet për të gjitha tatimet e papaguara. Interesi do të aplikohet për çdo muaj të vonesës.

A mund të shtyhet pagesa e tatimit?

Kërkesa juaj duhet të jetë në formë të shkruar dhe duhet të dërgohet në zyrën tuaj të tatimit në Pronë, së bashku me dokumentet shtesë që doni ti paraqitni si dëshmi.

Formularët për ankesë janë në dispozicion këtu.

Çka ndodh nëse nuk e paguaj tatimin në pronë?

Nëse nuk paguani tatimin në pronë, atëherë nuk do të merrni asnjë shërbim nga:
• Zyra Kadastrale e Komunës
• Nuk do të keni mundësinë ta bëni regjistrimin e pronës
• Nuk mund të merrni leje për ndërtimin e pjesëve shtesë të ndërtesave ekzistuese ose për riparimin e ndërtesave ose banesave
• Nuk do të bëhet inspektimi i ndërtesës suaj apo nuk do t’ju jepet leja për posedimin legal
• Nuk do t’ju jepet leja për shfrytëzimin e Pronave Komunale.
• Nuk do të merrni certifikatë apo leje për veprimtari biznesore
• Nuk do të keni mundësinë ta regjistroni veturën e juaj brenda kufijëve të komunës suaj

<< Kthehu prapa

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!