Ju jeni në: Pyetje të shpeshta


icon

Pyetje të shpeshta

Printer  Verzioni për printer



Detyrimet tatimore


Ku mund të informohem për tatimin mbi pronën time?

Në çdo komunë gjendet Zyra e Tatimit në Pronë. Këtu mundeni të merrni tërë informacionin për tatimin mbi pronën tuaj: për vlerën e tatueshme, normën tatimore, faturat tatimore, pagesat dhe borxhet.

Si ta regjistroj pronën time dhe kënd ta informoj?

Në qoftë se jeni pronar ose shfrytëzoni ndonjë pronë të paluajtshme duhet të informoni zyrën komunale të tatimit në pronë. Kjo duhet bërë edhe në qoftë se prona është liruar nga taksa (sipas ligjit aktual).

Si është e përcaktuar se kush është tatimpaguesi?

Pronari i paluajtshmërisë është tatimpaguesi. Nëse pronari i pronës nuk mund të përcaktohet apo nuk mund të lokalizohet, tatimpaguesi është personi fizik apo juridik i cili e shfrytëzon pronën e paluajtshme dhe është i detyruar të paguaj tatimin.

Cilat objekte tatimohen?

• Tё gjitha pronat e paluajtshme nё Kosovё janë të obliguara të paguajnë tatim. Ato ndahen në disa kategori të pronave. Norma tatimore mund të ndryshojnë në varësi të kategorisë. Më poshtë është një listë e llojeve të ndryshme të ndërtesave të ndara në kategori të ndryshme.
• pronat e paluajtshme që shërbejnë për banim tё njerëzve.
• pronat të cilat shfrytëzohen si objekte ndihmese pёr banim dhe jetesë tё njerëzve, siç janë tokat, garazhet, hapësirat për parking, apo ndonjë objekt tjetër ndihmës joafarist
• Pronat që shfrytëzohen për qëllime afariste, siq janë; ato për ndonjë qëllim komercial, afarist, shitjeje me pakicë, tregti, shërbimi rekreacional, artistik, sportiv, si dhe ato arsimore, mjekësore (private)
• Pronat që shfrytëzohen për prodhim, përpunimin dhe ruajtje të mallrave, duke përfshirë fabrikat, depot, punëtoritë, dhe objektet tjera përkatëse
• Ndërtesat e shfrytëzuara për qëllime bujqësore.
• Pronat e papërfunduara

Çka është Pronë e Patundshme?

Pronë e patundshme është toka dhe ndërtesat, stabilimentet dhe strukturat mbi ose nën sipërfaqen e tokës, tё cilat janë tё lidhura për tokën. Prona e patundshme i përfshin njësitë brenda ndërtesave, siç janë banesat ose sipërfaqet që përdoren për qëllime komerciale.

Cilat prona përjashtohen nga tatimi?

Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të Institucioneve Publike të Kosovës;
Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të një qeverie të huaj apo agjensioni të qeverisë së huaj, që kryen punë të ndihmës humanitare, rindërtimit, administratës civile etj.
Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të Kombeve të Bashkuara dhe agjensionve të specializuara të saj;
Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të KFOR-it;
Pronat në pronësi apo në shfrytëzim të një organizate jo-qeveritare me status të përfitimit publik që përputhet me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/22
Pronat e Institucioneve fetare që shfrytëzohen si objekt kulti për qëllime fetare.
Objekte të cilat me ligj janë shpallur monumente të mbrojtura kulturore e historike.

<< Kthehu prapa

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!