Ju jeni në: Detyrimet


icon

Detyrimet

Printer  Verzioni për printer


Ligji i jep komunës të drejtën për të detyruar mbledhjen e tatimit në pronë.

Pagesa e vonuar

Nëse pagesa juaj e tatimit në pronë është vonuar, dënimet dhe kamata do të aplikohen. Kjo do të rris borxhin tuaj. Për të shmangur këtë, ju lutemi të paguani tatimin tuaj më së voni deri para skadimit të afateve.

Këtu mund të lexoni rreth dënimeve dhe kamatave.




<< Kthehu lart

Mos pagesa

Nëse nuk paguani tatimin tuaj, komuna ka të drejtën të përdor vjeljen e detyruar për të mbledhur tatimin në pronë. Nëse nuk paguani tatimin në pronë do të merrni një paralajmërim ose vërejtjen e fundit nga komuna e juaj.

Tatimi i papaguar në pronë përbën garancion për pronën në benefit të komunës.

Nëse nuk paguani borxhet tuaja brenda 10 ditëve nga pranimi i vërejtjes së fundit, komuna mund të lëshoj një urdhër për konfiskimin e të hyrave dhe aseteve tuaja. Asetet tuaja mund të shiten për të mbuluar borxhet. Komuna gjithashtu ka të drejtë të ndërpres shërbimet komunale që kanë të bëjnë me pronën tuaj.

Nëse borxhi juaj ende nuk është paguar dy vite pas paralajmërimit të fundit, e drejta juaj ndaj pronës anulohet. Prona mund të konfiskohet dhe të shitet në ankand publik, sipas ligjit 03/L-204 tek nenet 18 dhe 19.

<< Kthehu lart

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!