Ju jeni në: Vlerësimi → Metoda e Krahasimit të Shitjeve


icon

Vlerësimi

Printer  Verzioni për printer


Metoda e Krahasimit të Shitjeve

Metoda kryesore për të vlerësuar pronat është metoda e krahasimit të shitjeve. Në këtë metodë Komisioni Komunal për Vlerësim përcakton vlerën për metër katror për një pronë të gjendjes normale në secilën kategori të vlerës dhe zonës së vlerësimit.

Në shumicën e rasteve kjo është baza për vlerën e llogaritur të një prone. Megjithatë, ndonjëherë kjo metodë nuk është e përshtatshme për tu përdorur, dhe në atë rast përdoret Metoda e të hyrave ose Metoda e kostos së ndërtimit. Këto metoda përdoren për prona ku tregu i shitjeve është i kufizuar për shembull vetëm për industri dhe prona të mëdha me qira si zyre dhe hapësira për treg me shumicë.

Gjatë përdorimit të metodës së krahasimit të shitjeve vlera e llogaritur ndikohet nga karakteristikat në vijim për secilën pronë specifike:
• Hapësira e ndërtimit në metra katrorë
• Kategoria e Vlerës (përcakton Vlerën për metër katror)
• Zona e vlerësimit (përcakton Vlerën për metër katror)
• Gjendja e ndërtesës

Të gjitha të dhënat e nevojshme për të llogaritur vlerën mbledhen përmes një anketimit. Një anketim mund të bëhet kur një pronë e re regjistrohet, kur një pronë ndryshohet, apo për arsye të tjera si anketimi i përgjithshëm i të gjitha pronave në Kosovë. Gjatë vitit 2010 ka filluar një anketim nacional me synimin për të mbledhur të dhëna mbi të gjitha pronat e regjistruara në Kosovë.

Vlera e llogaritur llogaritet përmes formulës në vijim:

Metra katrorë *vlera për metër katror * Koeficienti i kualitetit

Metrat katrorë maten gjatë anketimit.
Vlera për metër katror përcaktohet përmes kategorisë së vlerës dhe zonës së vlerësimit të cilat vendosen nga një Komision Komunal për Vlerësim.
Koeficienti i kualitetit ndikohet nga kualiteti e ndërtesës, e cila përcaktohet gjatë anketimit të pronës.

Për të parë se si llogaritet vlera e llogaritur për një pronë specifike bazuaqr në karakteristikat e saj klikoni në dosjen pdf më poshtë.





Hapësira e ndërtesës në Metra Katrorë


Hapësira e ndërtesës përcaktohet duke matur “skicën” e ndërtesës në temel. Nëse ndërtesa ka më shumë se një kat numri i kateve shumësohet me hapësirën e cila është matur. Për apartamente hapësira zakonisht matet bazuar në skicën e ndërtimit.

Vlera për metër katror
Vlera për metër katror vendoset nga një Komision Komunal për Vlerësim. Komisioni përcakton vlerën për metër katror për ndërtesa në zona të vlerësimit të ndryshme dhe kategori të vlerës të ndryshme ҫdo tre – pesë vite. Për të parë vlerat aktuale për metër katror klikoni në dosjen pdf më poshtë.
Kategoria e vlerës
Të gjitha ndërtesat kategorizohen në dy sisteme të ndryshme të kategorisë:
• Kategoria e pronës
• Kategoria e vlerës (përdorim primar)

Kategoria e pronës përcakton se cila normë tatimore aplikohet. Lexoni më shumë rreth kategorisë së pronës këtu. Nën secilën kategori të pronës ekzistojnë disa kategori të vlerës.

Kategoria e vlerës përcakton vlerën për metër katror për një pronë të standardit normal në një zonë specifike të vlerësimit. Kategoritë e ndryshme të vlerës kanë vlera të ndryshme për metër katror. Për të parë kategoritë aktuale të vlerës–klikoni këtu.

Vlera për metër katror vendoset nga një komision Komunal për vlerësim në një proces vlerësimi që bëhet ҫdo tre deri pesë vite. Shihni pdf më poshtë për të parë vlerat mbizotëruese për metra katrorë.


Zonat e Vlerësimit


Ҫdo komunë ndahet në zona të ndryshme të vlerësimit. Këto zona reflektojnë dallimin në vlerë që aplikohet për ndërtesa të ngjashme varësisht nga lokacioni i ndërtesës.

Në secilën zonë vlerësimi dhe kategori të vlerës përcaktohet vlera për metër katror për një pronë të standardit normal.

Nëse dëshironi të shihni zonat e komunës suaj ju mund të vizitoni Zyrën Komunale të Tatimit në Pronë për të parë hartën e tyre të zonave të vlerësimit.


Kualiteti i Ndërtesës


Gjatë anketimit nacional që ka filluar më 2010, janë mbledhur të dhënat që marrin parasysh kualitetin e ndërtesës. Të gjitha ndërtesat janë vendosur në një prej pesë standardeve të mundshme të kualitetit bazuar në gjendjen e jashtme të ndërtesës. Secili standard ka një koeficient me të cilin vlera standarde e llogaritur shumëzohet për të arritur tek vlera e llogaritur. Standardet dhe koeficientat e kualitetit janë sa vijon.

Shumë mirë: 1,1
Mirë: 1
Mesatare: 0,8
Dobët: 0,6
E papërdorshme: 0,5

Vlera e llogaritur e ndërtesës me kualitet të dobët do të jetë substancialisht më e ulët se vlera e llogaritur e një ndërtese me kualitet shumë të mirë. Kjo nënkupton që pronari i një ndërtesë me kualitet të dobët do të paguaj më pak tatim se pronari i një ndërtese me kualitet shumë të mirë.

Në shembullin më poshtë ju mund të shihni se si gjendja ndikon në vlerën e llogaritur.




Metoda e Krahasimit të Shitjeve

Metoda e të hyrave

Metoda e kostos së ndërtimit

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!