Ju jeni në: Vlerësimi


icon

Vlerësimi

Printer  Verzioni për printer


Vlerësimi

Tatimi në pronë bazohet në vlerën e llogaritur të pronës. Tatimi i llogaritur për vitin aktual është bazuar në vlerën e llogaritur të pronës më 31 Dhjetor të vitit të kaluar. Ju mund tëgjeni më shumë informata se si vlerësohet tatimi vjetor këtu.

Vlera e llogaritur e pronës përcaktohet ҫdo tre deri në pesë vite përmes një vlerësimi.

Metodat e vlerësimit

Ҫdo tre deri pesë vite bëhet një vlerësim për të vlerësuar të gjitha pronat në mënyrë që të përcaktohet një vlerë e llogatirur e cila duhet të reflektoj vlerën aktuale të tregut. Normalisht një pronë do të vlerësohet vetëm tre deri pesë vite. Megjithatë, për ndërtesa të reja, prona me ndryshim në përdorim, zgjerim të ndërtesave, etj. një vlerësim specifik mund të bëhet në periudhën mes dy vlerësimeve të përgjithshme. Nuk ka dallim në metodat e vlerësimit mes një të përgjithshme dhe një specifike, dallimi i vetëm është kur bëhet vlerësimi.

Vlera e llogaritur duhet të reflektoj vlerën e tregut.

Gjatë llogaritjes së vlerës së pronës një prej tri metodave të vlerësimit përdoret.:
Metoda e krahasimit të shitjeve
Metoda e të hyrave
Metoda e kostos së ndërtimit

Vlera e llogaritur zakonisht përcaktohet përmes Metodës së krahasimit të shitjeve. Nëse metoda e krahasimit të shitjeve nuk është e mundur të përdoret apo nënkupton një vlerë jo të saktë, vlerësimi mund të bëhet duke përdorur ose Metodën e të hyrave ose Metodën e kostos së ndërtimit.

Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!