Datat me rëndësi
 

Përfitoni nga falja e borxhit të Tatimit në Pronë !


30/11/2015

Të nderuar qytetarë,

Bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike dhe Udhëzimin Administrativ për Procedurat e Faljes së Borxheve Publike, ka filluar zbatimi i procedurave për faljen e borxhit të tatimit në pronë.

Synimi i këtij Ligji është të mundësoj faljen e borxheve të vjetra që datojnë nga viti 2002 deri në vitin 2014. Lexo më shumë.


Regjistroni pronësinë e saktë


30/11/2015

Nëse pronësia e pronës nuk është e regjistruar saktë ju i ekspozoheni disa rreziqeve:
•    Nëse ju, ose paraardhësit tuaj kanë shitur një pronë dhe nuk janë siguruar që blerësi të regjistrohet si pronar, ju do të duhet të paguani tatimin në pronë për një pronë të cilën ju nuk e keni më në pronësi. Lexo më shumë


Tatimi në tokë - 2017


30/11/2015

Sipas planit, tatimi në tokë është planifikuar të implementohet nga viti 2017. Implementimi do të jetë gradual. Vitin e parë vetëm 20% e vlerës së llogaritur të parcelës do të përdoret për të kalkuluar tatimin e vlerësuar. Lexo më shumë.



info Çka është Tatimi në Pronë?


Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale. Të hyrat nga tatimi në pronë nevojiten për zhvillimin e infrastrukturës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë aplikohet për të gjitha pronat e paluajtshme mbi apo nën sipërfaqën tokësore.

Tatimi që ju duhet të paguani përcaktohet nga shumëzimi i vlerës tatimore të pronës tuaj me normën tatimore të aplikueshme.

Disa institucione dhe organizata janë të liruara nga tatimi në pronë.


Si shpenzohen të hyrat nga tatimi në pronë


Tatimi në pronë është një taksë komunale. Kjo do të thotë se të gjitha të ardhurat nga tatimi në pronë shkojn në buxhetin komunal. Departamenti i Tatimit në Pronë i rekomandon komunave që këto të ardhura të përdoren vetëm për përmirësimin e infrastrukturës. Nëse doni të shihni se si komuna e juaj i ka shpenzuar dhe planifikon për ti shpenzuar të ardhurat nga tatimi në pronë klikoni këtu.

Këtu mund ti gjeni shpenzimet e bëra nga komuna e juaj:



Disa materiale në ueb faqe kërkojnë ta keni Adobe Reader të instaluar në kompjuterin tuaj.


info

Pse është e rëndësishme të paguhet Tatimi në Pronë?

Duke paguar tatimin tuaj në pronë ju bëheni pjesë e përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të jetës në komunën tuaj.

Tatimi në pronë nevojitet për investime në përmirësimin e rrugëve, furnizimin me ujë, kanalizimin, ndërtimin e shkollave, etj.

Çdokush që e paguan tatimin në pronë është pjesë e rëndësishme në punën e zhvillimit të komunës, dhe në këtë mënyrë edhe të tërë vendit!

Duke paguar, ju mund të bëni ndryshime!